A lindim të mirë apo të këqij? Eksperimenti i fundit tregon se nga anojnë foshnjat

Life style

A lindim të mirë apo të këqij? Eksperimenti i fundit tregon se nga anojnë foshnjat

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 08:42
Foto ilustruse

A kemi lindur me një busull morali të lindur apo është diçka që ne zhvillojmë ndërsa rritemi?

Nëse njerëzit lindin të mirë apo të këqij, është debat që është zhvilluar me shekuj me radhë nga filozofët. Aristoteli argumentoi se morali është mësuar dhe se ne jemi lindur si “krijesa amorale”.

Studimet e fundit të psikologjisë zhvillimore tregojnë se mund të ketë disa “të mira” natyrore në njerëz, apo që fëmijët mund të kalojnë në gjykimet morale në një moshë më të hershme sesa mendonin më parë.

Në një studim janë përfshirë bebet, të cilët u ekspozuan për të demonstruar se në cfarë moshe të vegjlit tregonin një preferencë ndaj sjelljes së mirë.

Foshnjat të cilat ende nuk kishin mbushur një vit, u ekspozuar për të parë një shfaqje me forma të ndryshme dhe ngjyra të ndryshme, të cilat pasqyronin të mirë dhe të keqen. Një rreth me ngjyrë të kuqe mundohet që të ngjitet lartë nëpër një hapësirë, përderisa një katror i kaltër “i keq” mundohet që ta shtyjë atë poshtë. Ndërkohë, trekëndëshi “i mirë” i verdhë përpiqet të ndihmojë rrethin e kuq duke e shtyrë atë.

Pas shfaqjes, foshnjat u pyetën se me cilën prej këtyre formave dëshirojnë të luajnë: me katrorin e kaltër apo me trekëndëshin e verdhë. Ata zgjodhën trekëndëshin e verdhë i cili shfaqte një sjellje të dobishme dhe vetëmohuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat