Kim Kardashian dhe Hailey Baldwin kanë konfirmuar trendin më të çuditshëm për vitin 2019

Life style

Kim Kardashian dhe Hailey Baldwin kanë konfirmuar trendin më të çuditshëm për vitin 2019

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 09:39
Kim Kardashian dhe Hailey Baldwin

Vitin e ardhshëm në botën e modës fatkeqësisht çdo gjë është e lejuar!

Çdo hap i Haileyt ndiqet, paparacët e bezdisin çdo ditë, ndërsa para vetëm disa ditëve është kapur në rrugët e Los Angelesit në kombinimin e veshjeve shumë interesante.

Nëse ndonjëherë keni menduar që xhaketa elegante dhe tutat assesi nuk shkojnë bashkë, bashkëshortja e Justin Bieberit pikërisht i ka bashkuar të pabashkuarat dhe në kombinimin e saj nuk duken keq.

Image

Pasi që manekinia ka shëtitur me xhaketë të bardhë, tuta të hirta dhe atlete të bardha sportive, Kim Kardashian menjëherë ka vendosur të bëjë të njëjtën gjë, vetëm në mënyrë krejtësisht ndryshe.

Kim në prezantimin e parfumit të sajtë ri ka provuar këtë veshje dhe tani për tani ka provuar të gjitha kritikat negative, sepse ka zgjedhur ngjyrën e palakmueshme dhe modelin e veshjeve.

Image

Kushedi, ndoshta në atë kombinim veshjesh së shpejti do të shohim edhe motrën e saj të vogël Kylie Jenner, së cilës eksperimentimi me modën dhe diktimi i trendëve gjithashtu nuk i janë të panjohur për të, ndërsa tashmë të gjithëve u është e qartë që për të Kimi është shembull mode.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat