Rrëfehet 45 vjeçarja: Bëj seks me një djalë 18 vjeç, por nëna e tij...

Life style

Rrëfehet 45 vjeçarja: Bëj seks me një djalë 18 vjeç, por nëna e tij...

Nga: Bota sot Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 10:27
Ilustrim

Një grua 45 vjeçare ka rrëfyer për The Sun se është dashuruar dhe bën seks me një djalë 18 vjeçar, i cili ka shkuar të punojë në dyqanin e shitjeve ku ajo e menaxhon, përcjell Bota sot.

Ajo thotë se ai është si yll dhe që nga fillimi i kishte pëlqyer, derisa një ditë kur kishin qenë në magazinë, ai e kishte puthur dhe më pas kishin bërë seks, e që nga atëherë ata kanë bërë seks 5 herë të tjera.

Gruaja thotë se e di që është gabim por nuk e di çfarë të bëjë, derisa thotë dhe se ka kuptuar se nëna e tij është 10 vite më e re se ajo.

Më poshtë mund ta lexoni rrëfimin e plotë të gruas:

Kam rënë në dashuri me një djalë që ka ardhur të punojë me mua. Seksi është i mahnitshëm, por unë jam 10 vite më e vjetër se nëna e tij.

Unë kam një punë shumë të mirë në departamentin e shitjeve. Jam aty prej 3 dekadash. Unë jam 45 vjeçar edhe gjithmonë vishem dhe dukem bukur. Është pjesë e rolit tim.

Në këtë kohë të vitit kemi shitje më shumë dhe kemi nevojë për punëtorë për Krishtlindje.

Zakonisht janë studentë të universitetit dhe pjesa e rolit tim është që t’i trajnoj ata që të punojnë mirë.

Këtë djalin ne e morëm muajin e kaluar. Ai është vetëm 18 vjet por është një yll. Unë ndjehem aq mirë se sa special është ai. Ai gjithmonë është i buzëqeshur.

Klientët e duan atë dhe mendoj që edhe unë e dua atë.

Para disa javësh ne e mbyllëm dyqanin dhe ishim në magazinë dhe unë po i tregoja atij si ta përdorte sistemin.

Ishim vetëm ne të dy aty dhe duart na u prekën rastësisht dhe trupat tanë u afruan.

Ai qeshi dhe unë e dija këtë buzëqeshja, doja të më kapte dhe të mos më linte kurrë më.

Ndoshta këtë e tregoi pasi u afrua dhe më puthi dhe unë e putha atë më pas.

Pastaj ishte çmenduri. Ne kryem marrëdhënie seksuale duke qëndruar në një qoshe pas një rafte të gjatë. Ishte e vështirë dhe e ngushtë, por ishte seksi më i mirë që kam pasur në jetën time.

Që atëherë ne kemi bërë seks edhe 4 ose 5 herë. E di që është gabim pasi unë jam 3 herë më e madhe se ai dhe kam zbuluar se nëna e tij punon këtu dhe është 35 vjeçare.

Nuk e di se çka të bëj, pasi kam pritur shumë gjatë që ta gjej dashurinë dhe tani nuk mund ta lë të shkojë.

Kjo është përgjigja e psikologes:

Tingëllon shumë eksituese por a ke menduar se çka bëhet nëse dikush e zbulon? Ti je duke marrë një rrezik shumë të madh. Mendoje se kjo të pëlqen por që rrezikon të humbësh punën. Ti je menaxherja e tij dhe duhet të jesh përgjegjëse.

Ti thua se e do atë por sa mirë e njeh atë? Sa shumë keni folur? Nga ajo që ke thënë duket se është vetëm simpati fizike e momentit.

Ju jeni në etapa të ndryshme të jetës. Kur në janar të përfundojnë shitjet, ka mundësi që ai të jetë jashtë punës dhe jashtë jetës tënde. A je ti e gatshme për këtë? Sigurisht që është më mirë që ta përfundosh tani gjithë këtë. Mos rreziko të humbësh punën që do./BS/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat