Çifti gjen dhomë prej rrjetit të njohur online, por më pas përballen me një surprizë shumë të keqe

Life style

Çifti gjen dhomë prej rrjetit të njohur online, por më pas përballen me një surprizë shumë të keqe

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 13:53
Ilustrim

 

AirBnB është zgjidhja më e mirë për ata që udhëtojnë shumë dhe nuk duan të shpenzojnë në hotele. Përmes një aplikacioni, çdokush mund të gjejë një dhomë për të fjetur kudo në botë, sigurisht me një çmim më të ulët se hotelet. 

Megjithatë, një çift britanik që kishte shkuar për udhëtim në Toronto të Kanadasë janë përballur me një surprizë të tmerrshme.

Pasi kanë hyrë në dhomë ata kanë gjetur një kamera të instaluar në dhomën e gjumit.

Kamera ishte instaluar brenda një ore dhe filmonte gjithçka ndodhte aty.

AirBnB i ka ofruar dëmshpbërlim çiftit, por ata kanë theksuar se kjo çështje shkon përtej parave duke thënë se bëhet fjalë për cënimin e privatësisë. 

Cështja ka shkuar në gjykatë dhe po kërkohet se kush e ka vendosur kamerën aty.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat