Mënyra e duhur për t’i pastruar dhëmbët

Life style

Mënyra e duhur për t’i pastruar dhëmbët

Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 10:34
Ilustrim

Të gjithë duan të kenë dhëmbë të bardhë dhe të shëndoshë. Për këtë duhet t’i ndiqni disa këshilla dhe t’i zbatoni ato në përditshmëri.

Ndoshta nuk keni menduar se ka mënyrë të gabuar për t’i larë dhëmbët, mirëpo në fakt duket se ka.

Mos i lani dhëmbët nga lart poshtë

Larja e dhëmbëve në këtë mënyrë i dëmton mishrat. Dhëmbët duhet të lahen me lëvizje të buta rrethore, duke i masazhuar ata dhe mishrat e dhëmbëve. Kur nuk lahen si duhet, nga mishrat fillon të dalë gjak. Ndaj, duhet bërë kujdes që furça të jetë e butë.

Edhe pse shumica i lajnë dhëmbët për 30 sekonda, koha optimale e larjes së tyre është 2 deri në 5 minuta. Një buzëqeshje e bukur mund të vlejë shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat