Brigitte Macron këshillon: Kur nuk dini çfarë të vishni, kujtojeni këtë truk!

Life style

Brigitte Macron këshillon: Kur nuk dini çfarë të vishni, kujtojeni këtë truk!

Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 13:44
Brigitte Macron

Atë që me siguri ju rri mirë, kurrë mos e ndërroni

Dama e parë e Francës, Brigitte Macron dhe bashkëshorti i saj, kryetari francez, Emanuel Macron, kanë organizuar një takim me fëmijët e punëtorëve të Pallatit të Jelisesë.

Pas shoqërimit me vogëlushët, çifti bashkëshortor u ka ndarë dhurata rasti.

Dama e parë ka arritur në takim me veshje të kombinuar thjesht, e cila për të është bërë “uniformë” e llojit të vet.

Në shumicën e rasteve veshjet duhet të jenë afariste, por jo edhe tepër formale, Brigitte vesh të njëjtin kombinim – pantallona, këmishë të bardhë apo fanellë dhe xhaketë.

Është fjala për pjesë veshjesh të të njëjtit model, me pantallona të ngushta dhe xhaketë model ushtaraku, ndërkaq sipas nevojës këpucët ndërrohen prej atyre klasike deri te këpucët deri në nyje të këmbëve.

Të kesh një kombinim në të cilin gjithmonë do t’u jeni besnikë situatave afariste është ide e shkëlqyeshme për të gjitha damat e pavendosura të cilat e kanë të vështirë të zgjedhin rrobat.

Në atë mënyrë nuk jeni të detyruara të mendoni shumë për atë se çfarë të vishni dhe në çdo rast jeni të gatshme për çdo ngjarje.

Duket që pikërisht është ky truk i damës së parë, në saje të të cilit gjithmonë duket mrekullueshëm. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat