7 këshilla, me të cilat do t’u shmangesh komplikimeve të panevojshme në lidhje

Life style

7 këshilla, me të cilat do t’u shmangesh komplikimeve të panevojshme në lidhje

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 01:02
Foto ilustrim

Të gjithë kanë dëshirë të jenë të dashur, por ndonjëherë në këtë përpjekje e teprojnë dhe e prishin idilën

Shumëkush është ngatërruar në lidhje të komplikuar dhe nuk e dinë si t’i rregullojnë gjërat, apo në fund të fundit të dalin nga lidhja, e cila nuk i bën të lumtur. Është e qartë se diçka e bëjnë gabim.

Nëse edhe ti ke dëshirë ta përmirësosh jetën dashurore dhe përsëri të ndjesh afri me të dashurin/të dashurën, vazhdo të lexosh!

1. Ke ngecur në të kaluarën

Është gabim i madh të mendosh për ditët e kaluara. Gjithnjë deri të mos ia nisësh të jetosh ekskluzivisht në të sotmen, nuk do të mund të kënaqesh plotësisht në lidhjen tuaj. Kur t’ia dalësh ta arrish këtë, do të ndjehesh më e lumtur dhe më relaks.

2. Syno vetëm më të mirën

Ndonëse lidhja jote e kaluar nuk ka pasur fund të lumtur, kjo nuk do të thotë se duhet t’i frikohesh të tashmes dhe të presësh më të keqen. Nëse këtë e pret, shumë shpejt edhe do të vijë, e fajtori i vetëm do të jesh ti. Me qëndrimin tënd tashmë që në fillim lidhjen tënde do ta gjykosh me dështim. Më mirë mëso diçka në gabimet tua (e të huajat) dhe provo t’u shmangesh.

3. Mos bën përpjekje ta ndryshosh

Është e pamundur t’i ndryshosh të tjerët në qoftë se ata vetë nuk duan. Je dashuruar në të mu të tillë çfarë është, prandaj është koha e fundit që të tillë edhe ta pranosh.

4. Mos u friko nga vendimet e gabueshme

Të gjithë bëjnë gabime dhe kjo është në rregull. Në vend që të jetosh na frikë nga veprimet e gabueshme, në qoftë se ndodhin, fokusohu në atë që t’i përmirësosh. ‘Më fal’ është fjalë magjike, të kujtohet?
Ky është fillim i mirë për shpagim…

5. Nuk ke gjithmonë të drejtë

Të gjithë kanë dëshirë të kenë të drejtë, ky është fakt. Është me rëndësi që të tjerët të na e respektojnë mendimin, por ndonjëherë duhet pranuar faktin se jemi gabim. Nëse mëson të pranosh se edhe të tjerët kanë ndonjëherë të drejtë, lidhja jote do të jetë shumë më cilësore dhe do t’i shmangësh grindjet e panevojshme.

6. Mos ngurro ta thuash mendimin tënd

Mos kë frikë t’i shfaqësh qëndrimet dhe ndjenjat tua. I dashuri yt më mirë do të të kuptojë nëse ia bën me dije se çfarë mendon. Ji e sinqertë ndaj tij, sepse ky është themeli i çdo lidhjeje të mirë e të shëndoshë.

7. Shfaqja dashurinë

Nganjëherë nuk mjafton të thuhet vetëm ‘të dua’. Nevojitet edhe ta tregosh e ta dëshmosh dashurinë. Ndoshta tingëllon e komplikuar, por nuk është. Ndonjë befasi e vogël kohë pas kohe apo ndonjë përqafim i papritur në rrugë do të mjaftojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat