Këto janë shenjat e horoskopit më të lëkundura në dashuri

Life style

Këto janë shenjat e horoskopit më të lëkundura në dashuri

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 07:09
Foto ilustrim

Këto janë shenjat e zodiakut që sot bien në dashuri dhe nesër nuk të mbajnë mend emrin.

Dashi

Dashi është një shenjë objektive, intensive dhe e drejtpërdrejtë, ata nuk kanë shumë durim për të qëndruar në lidhje të ngadalta. Kjo mund të bëjë që ata të humbin interesin shumë lehtë, veçanarisht nëse lidhja nuk është intriguese. Dashi ka nevojë për emocione të forta në mënyrë që ti dedikohet dashurisë.

Shigjetari

Njerëzit që i përkasin kësaj shenje zakonisht kanë shpirt të lirë, ndaj dhe mund ta kenë pak të vështirë të dedikohen në një lidhje të qëndruesheme. Mund të ndodhë që edhe kur bien në dashuri, ata të marrin ndjenjat e tyre shumë lehtë, veçanarisht nëse personi tjetër kupton që ka interes. Ata dëshirojnë një lidhje të lirë, ku të dy partnerët respektojnë njëri-tjetrin.

Luani

Luani e do shumë vëmendjen, sidomos kur bëhet fjalë për lidhjet romantike. Ata mund ta humbin shpejt interesin nëse nuk përkëdhelen dhe lavdërohen mjaftueshëm nga partneri. Luani është një shenjë ekstroverte që jeton me shpirtin e aventurës, ndaj dhe ata largohen shpejt nga lidhjet që nuk i zhvillojnë sado pak adrenalinën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat