Nga getat e grisura deri tek buqetat e luleve, përdorimet e pazakonta të llakut të flokëve

Life style

Nga getat e grisura deri tek buqetat e luleve, përdorimet e pazakonta të llakut të flokëve

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 14:40
Ilustrim

Nëse keni menduar që llaku i flokëve është një produkt tërësisht estetik, gaboheni rëndë.

Përdorimet e tij të shumëllojshme do t’iu lënë pa fjalë. E dinit që mund ta spërkatni mbi lule ose që mund të ndihmojë shikimin tuaj?

Zbuloni shtatë truqe interesante në këtë artikull.

1. Nëse këpucët tuaja janë të rrëshqitshme nga brenda, kemi zgjidhjen e duhur për ju. Spërkatni pak llak mbi to dhe lërini të thahen për pesë minuta. Kur t’i rivishni do t’i ndjeni shumë më komode.

2. Njollat janë gjithmonë një makth, sdiomos ato në materialet e lëkurës. Nëse keni njolla të tilla, spërkatni llak dhe lëreni të veprojë për 10 minuta. Më pas pastroni njollën me një tampon pambuku ose napë me qumësht.

Njolla do të zhduket si me magji.

3. Me kalimin e viteve, shikimi sa vjen e dobësohet. Këtë e ndjejnë sidomos mamatë apo gjyshet tona. Prandaj nëse keni problem të kaloni perin në gjilpërë, majfton t’i hidhni pak llak dhe ai do të tendoset menjëherë.

4. Dëshironi që tullumbacet tuaj të zgjasin për shumë kohë, sidomos ato me helium , mjafton t’i njomni nga jashtë me llak flokësh.

5. Ndodh shpeshherë që zinxhiri i pantallonave apo fustaneve të ngecë apo të kapë pjesët anësore të cohës, sprucojeni me llak dhe do rrëshqasë më lirshëm.

6. Sapo keni marrë një buqetë të bukur dhe doni që t’ju zgjasë për shumë kohë. Mjafton t’i hidhni llak flokësh dhe në këtë mënyrë do ruani për disa vite buqetën e martesës apo kurorën me dafinë të diplomimit.

7. Llaku i flokëve nuk lejon tërheqjen e fijeve tek çorapet dhe getat e najlonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat