Bëjeni për vete pa u hamendur në natën më të hareshme

Life style

Bëjeni për vete pa u hamendur në natën më të hareshme

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 19:10
Ilustrim

Vajzat në festa të këtilla janë më të relaksuara dhe më të gatshme për të krijuar lidhje, mirëpo nuk do të thotë se me atë rast duhet t’i thoni çdo gjë që ju bie në mend.

Nëse nuk keni të dashur, apo nuk jeni ndonjë bandill i shkathët i cili vazhdimisht u ofrohet të panjohurave, nata më e hareshme është momenti më i përshtatshëm që t’ia arrini të lidheni me ndonjë vajzë.

Mos iu afrohuni nëse jeni i dehur. Mos u përpiqni që me çdo kusht ta impresiononi. Bëhuni sa më i natyrshëm, sa më i buzëqeshur dhe afrojuni dhe jepjani ndonjë kompliment të mirë.

Komplimenti më i mirë është nëse e lavdëroni për grimin, me ç’rast do t’i krijonit vetëbesim dhe do të kuptojë që nuk i ka shpenzuar kot dhjetë orë duke u bërë gati për festë.

Pastaj shfrytëzojeni Vitin e Ri si shkas për të vazhduar bisedën, pyeteni se çfarë do të kishte dëshiruar në çastin e ndërrimit të viteve, a i ka për qejfi festat.

Ndiqeni komunikimin e saj të pafjalë, nëse ju ofrohet më afër duke ju prekur gjoja pa dashje dhe i prek flokët me dorë, do të thotë që është e interesuar për ju.

Në qoftë se ballafaqoheni sikur me ndonjë mur apo me shikim ju shigjeton sikur mbretëreshë e akullt, mos u zhgënjeni.

Së paku jeni bindur që t’i ofrohesh një femre nuk është edhe aq gjë e tmerrshme, andaj nata e Vitit të Ri është e përshtatshme për të ushtruar këtë disiplinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat