Ai e merr shpejt, ajo ngadalë/ Ja çfarë ndodh në një marrëdhënie burrë-grua

Life style

Ai e merr shpejt, ajo ngadalë/ Ja çfarë ndodh në një marrëdhënie burrë-grua

Më: 3 janar 2019 Në ora: 00:45
Ilustrim

Një psikiatër i njohur nga Gjeneva, George Abraham, shpjegon se rritemi së bashku me kënaqësinë: “Rritemi ne, edhe kënaqësia rritet së bashku me ne”. Midis pacientëve të shumtë të tij është “edhe një çift”, “Ajo shumë ngadalë, ai shumë shpejt”.

Abraham shpjegon, të gjitha tentativat për të lokalizuar qendrat e kënaqësisë në tru, kanë shpënë në një rezultat të vetëm, kanë zbuluar se në nivelin cerebral janë të njëjta me dhembjen.

Kënaqësia e përkryer arrihet atëherë kur, në një marrëdhënie mes dy individëve, ka fantazi, ka pasion, pohojnë ekspertët. Në kuadër të marrëdhënieve të çiftit, meshkujt japin atë që duan vetë ata, po kështu bëjnë edhe femrat, por gabimisht. Që do të thotë se gabimisht e kanë bindur vetveten, jo për çfarë kërkon dhe ka nevojë partneri, por për çfarë dëshirojnë dhe çfarë duan vetë.

Kështu, secila palë i përmbahet bindjes se partneri tjetër ushqen të njëjtat dëshira dhe të njëjtat nevoja, gjë që u hap rrugë inateve dhe pakënaqësive.

Femra, për shembull, ka bindje se e dëshmon dashurinë e saj duke bërë kopsht me lule, duke shprehur interesim dhe dëshirë, kurse mashkulli, kur i kupton dëshirat dhe nevojat ndaj të drejtave të saj të arsyeshme, është për një marrëdhënie të japësh atë që ka nevojë partneri.

Një femër që ndihet e respektuar me arsye nuk do të hasë në vështirësi për t’i përcjellë partnerit të vet vlerësimin që ai e meriton. Kur femra i njeh të mirat, i vëren nevojat që vijnë nga përpjekjet e mashkullit dhe i vlerëson ato, ai ndihet i vlerësuar prej saj.

Një mashkull, që është i vetëdijshëm se vlerësohet nga partnerja, kupton se përpjekjet i tij nuk kanë shkuar kot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat