Ja se për çfarë tjetër mund ta përdorni llakun e flokëve

Life style

Ja se për çfarë tjetër mund ta përdorni llakun e flokëve

Më: 3 janar 2019 Në ora: 06:05
Ilustrim

Ja se për çfarë tjetër mund ta përdorni llakun e flokëve

Sigurisht keni menduar se llaku i flokëve është vetëm një substancë estetike.

Por gaboheni, përdorimet e tij janë të shumëllojshme.

Këto janë disa nga përdorimet që do ju lënë pa fjalë:

Nëse këpucët tuaja janë të rrëshqitshme nga brenda , kemi zgjidhjen e duhur për ju. Spërkatni pak llak mbi to dhe lërini të thahen për pesë minuta. Kur t’i rivishni do i ndieni shumë më komode.

2. Njollat janë gjithmonë një makth, sidomos ato në materialet e lëkurës. Nëse keni njolla të tilla, spërkatni me llak dhe lëreni të veprojë për 10 minuta. Më pas pastroni njollën me një tampon pambuku dhe njolla do të zhduket si me magji.

3. Me kalimin e viteve, shikimi sa vjen e dobësohet. Këtë e ndjejnë sidomos mamatë apo gjyshet tona. Prandaj nëse keni problem të kaloni perin në gjilpërë, mjafton t’i hidhni pak llak dhe ai do të tendoset menjëherë.

4. Dëshironi që tullumbacet tuaj të zgjasin për shumë kohë, sidomos ato me helium , mjafton t’i njomni nga jashtë me llak flokësh.

5. Ndodh shpeshherë që zinxhiri i pantallonave apo fustaneve të ngecë apo të kapë pjesët anësore të cohës, hidhni me llak dhe do rrëshqasë më lirshëm.

6. Sapo keni marrë një buqetë të bukur dhe doni që t’ju zgjasë për shumë kohë. Mjafton t’i hidhni llak flokësh dhe në këtë mënyrë do ruani për disa vite buqetën e martesës apo kurorën me dafinë të diplomimit.

7. Llaku i flokëve nuk lejon tërheqjen e fijeve tek çorapet dhe getat e najlonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat