Pse biznesmenët nuk arrijnë sukses në shkollë?

Life style

Pse biznesmenët nuk arrijnë sukses në shkollë?

Më: 4 janar 2019 Në ora: 00:33
Foto ilustrim

Vëllau im Adam dhe unë, si shumë ndërmarrës të suksesshëm, nuk e kemi përfunduar universitetin. Notat tona në shkollë ishin shumë të mira, por ne nuk shkuam në universiteti pas shkollës së mesme. Ne thjeshtë kishim shumë ambicie për t’i lënë ato në pritje për disa vite deri sa të fitonim diplomat.

Nga Thomas Edison tek Mark Zuckerberg dhe mijëra tjerë, ne kemi shumë dëshmi se është e mundur të arrini sukses pa arsimim formal të gjerë. Këtu janë pesë arsye pse ndërmarrësit kampionë nuk arrijnë sukses në shkollë.

Ata kanë nevojë për “të menduar jashtë kutisë’’

Ju nuk arrini sukses si një ndërmarrës duke bërë të njëjtën gjë si të gjithë. Përderisa shokët tanë të klasës ishin të fokusuar në sporte ose në fitimin e punëve në restaurante të ushqimit të shpejtë, vëllau im dhe unë shisnim pajisje elektronike të cilat i merrnim nga jashtë dhe kursenim për ndërmarrjen tonë të ardhshme. Fatkeqësisht, shumë shkolla presin që të gjithë studentët të ndjekin të njëjtin plan mësimor dhe të njëjtat orë. Kjo qasje lë pak hapësirë për ata me mentalitet ndërmarrësi për të zgjeruar muskulin e tyre kreativ dhe për të provuar gjëra të reja.

Ndërmarrësit kanë tendenca të bëjnë gjërat ndryshe, t’iu sjellin konsumatorëve një zgjidhje për një problem të cilin asnjë produkt ose shërbim tjetër nuk ka qenë në gjendje t’a zgjidhë. Kjo është shumë më shpërblyese në sytë e një ndërmarrësi se sa të jenë të mirë në një lëndë të cilën nuk do t’a përdorin kurrë pas shkollës.

Ata vlerësojnë pavarësinë e tyre

Shkolla është e gjitha që të bëni atë që të tjerët iu thonë, projekte, provime dhe më shumë. Ndërmarrësia përfshin mendime dhe veprime të pavarura, të cilat janë të kufizuara kur keni një mësues i cili iu pret të përfundoni një detyrë të cilën nuk keni dashur t’a bëni. Si rezultat, ndërmarrësit mund të ndihen sikur pavarësia e tyre kufizohet në shkollë.

Disa njerëz kanë lindur për të dhënë drejtime, jo t’i marrin ato. Është arsyeja se pse ne inkurajojmë ndërmarrësit të ngarkojnë detyrat të cilat nuk i emocionojnë ata.

Ata çmojnë më shumë përvojën praktike se sa inteligjencën nga librat

Nga programet e shkollës së mesme tek ato në Universitet, studentëve iu kërkohet të lexojnë, të shkruajnë dhe të bëjnë teste në informacione hipotetike. Edhe pse disa nga shkencat e vështira mund të përfshijnë ambiente praktike të mësimit, shumë plane mësimore iu kërkojnë studentëve të mendojnë për skenarë të botës së vërtetë në vend se të përfshihen në ato direkt.

Ndërmarrësit vlerësojnë më shumë përvojat se sa teoritë. Ata duan të ndërtojnë diturinë e tyre përmes veprimeve, jo duke mësuar prej librit. Nuk ka dyshim se unë dhe Adam kemi mësuar më shumë gjatë përvojave tona të ndërmarrësisë në fëmijëri se sa do të kishim mësuar nga orët e biznesit.

Ata e duan arsimimin, por jo institutin

Ndërmarrësit janë rrezik marrësit më të mëdhenj të botës, dhe si rezultat, ata janë studentë të mundësive. Shkuarja në universitet nuk iu garanton sukses në të ardhmen, kështu që disa ndërmarrës mund të zgjedhin të mësojnë në mënyra të pazakonshme. Emisione, libra me audio, libra elektronikë dhe kurse online të cilat përfshijnë biznesin, marketingun, udhëheqje janë më të arritshme se kurrë, e cila do të thotë se ka shumë mënyra për të mësuar jashtë sistemit shkollor tradicional.

Disa metoda mësimi janë thjeshtë më efikase në realizimin e gjërave se sa orët në shkollë.

Ata e dinë se suksesi është më shumë sesa vetëm të marrin notën më të lartë

Si një ndërmarrës, juve gjithmonë ua kujtojnë se suksesi nuk matet gjithmonë nga sasia e parave që biznesi juaj sjell. I njëjti koncept mund të aplikohet edhe tek notat. Shumë studentë fiksohen në notat më të larta se sa të ruajnë informacionet afat-gjate, të lidhen me shokët ose të ndërtojnë përvoja të cilat mund të shtohen tek rezymetë e tyre.

Ndërmarrësit nuk arrijnë sukses në shkollë sepse shpesh fokusohen në arritjen e suksesit përmes mënyrave tjera, si krijimi i faqes së tyre të internetit ose duke krijuar lidhje të vlefshme. Vëllau im dhe unë gjithmonë i shihnim notat si një lojë. Ne e dinim se njerëzit mund të kopjonin në teste, dhe ne kurrë nuk e kuptuam qëllimin e asaj loje kur i vetmi shpërblim ishte një shkronjë në diplomat tona. Për ne kishte gjithmonë më shumë kuptim të punonim drejt diçkaje të vërtetë nga e cila do të përfitonim për një kohë të gjatë.

Nuk ka asnjë gabim në zgjedhjen e rrugës së edukimit formal nëse është ajo që dëshironi të bëni. Nuk jam këtu për të gjykuar atë rrugë. Por, shumë njerëz me mentalitet të ndërmarrësisë nuk arrijnë sukses në shkollë, ose sepse kërkojnë më shumë pavarësi ose sepse dëshirojnë të mësojnë duke bërë, dhe është mirë të shohin se ajo rrugë po pranohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat