Eksperti ka zbuluar: Ky është shkaku përse disa njerëz gjatë intimitetit shqiptojnë emrin e ish-partnerit!

Life style

Eksperti ka zbuluar: Ky është shkaku përse disa njerëz gjatë intimitetit shqiptojnë emrin e ish-partnerit!

Më: 4 janar 2019 Në ora: 07:01
Ilustrim

Disa individë të shumtën e rasteve shqiptojnë emrin e huaj në momentin e përjetimit të orgazmës kur në çast humbin mendjen, në kulmimin e intimitetit

Këtë nuk duhet marrë për të keq, por është mirë të bisedohet lidhur me të.

Nuk është e nevojshme të thuhet sa e pakëndshme është për të dy partnerët kur njëri ndër ta gjatë seksit shqipton emrin e dikujt tjetër. Mjeku Jim Pfaus shpjegon përse ndodh kështu.

“Në gjendjen e euforisë njerëzit i magjepsin gjërat të cilat i rikujtojnë në diçka që ka ndodhur në të kaluarën. Në të vërtetë është e pashmangshme që truri ndonjëherë gjatë seksit harliset në kujtimet e marrëdhënieve të kaluara seksuale”.

Ai thotë që kjo ndodh nën supozimin – që ai i cili shqipton emrin e gabuar, ka pasur ish-të dashurin të veçantë për të cilin ka ndier eksitim të fuqishëm dhe afërsi gjatë seksit.

Pikërisht për këtë pothuajse gjithmonë fjala është për ish-partnerin, jo për ndonjë anëtar të familjes apo të ndonjë miku.

Njerëzit të shumtën e rasteve shqiptojnë emrin e tjetërkujt në momentin e përjetimit të orgazmës kur në çast humbin mendjen, në kulmimin e intimitetit. Dr. Pfaus thotë se nuk duhet marrë për të keq këtë gjë, sepse fjala është për të kaluarën të cilën secili e ka.

Partnerët duhet të bisedojnë për këtë dhe gjithë tregimit duhet t’i japin përfundim të lumtur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat