Pastrimi i lehtë i furrës me anë të sodës së bukës dhe uthullës

Life style

Pastrimi i lehtë i furrës me anë të sodës së bukës dhe uthullës

Më: 4 janar 2019 Në ora: 10:04
Pamje nga video

Papastërtitë që mbesin në furrë, i pjekë temperatura e lartë dhe heqja e tyre është shumë e vështirë. Mirëpo, me anë të kësaj metode, bëhet shumë i lehtë pastrimi i kësaj pjese të shporetit.

Vëni në një enë sodë buke, ujë të mjaftueshëm sa të krijohet masa dhe uthull.

Pasi të përzieni mirë, shpërndajeni në furrë dhe mbylleni kapakun.

Lëshojeni në 100 gradë Celsius dhe lëreni për 45 minuta.

Me anë të shpuzës shpëlajeni masën e vendosur dhe do të keni një furrë shumë të pastër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat