Këto janë rregullat e bukurisë

Life style

Këto janë rregullat e bukurisë

Më: 4 janar 2019 Në ora: 10:13
Ilustrim

Bukuria është diçka që ne lindim e vdesim me të.

Sigurisht që secili është i/e bukur në mënyrën e duhur, por natyrisht se bukuria do kujdes e sidomos nga gjinia femërore.

Ne ju sjellim disa nga gjërat themelore të bukurisë:

Gjumi
Mjafton ta lësh pak pas dore për të kuptuar sesa i rëndësishëm është ai. Rrathët e zinj të syve dhe qeset nën sy janë shenjat e para të privimit nga gjumi.

Uji
Ju duhet të konsumoni të paktën 1 litër ujë në ditë, ta pastroni fytyrën dy herë në ditë ose ta hidratoni atë sa herë të jetë e nevojshme, pra, uji është thelbësor.

Ndaloni pirjen e duhanit 
Përveç se dëmton mushkëritë, duhani gjithashtu shkakton formimin e rrudhave, sidomos rreth gojës.

Pastrimi i fytyrës
Nëse ju nuk e hiqni grimin para gjumit, ai mbyll poret. Nëse ju flini me grim, atëherë e dëmtoni atë në mënyrën më të keqe të mundshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat