Bëni këto 5 gjëra në rast se jeni të trishtuar në muajin janar

Life style

Bëni këto 5 gjëra në rast se jeni të trishtuar në muajin janar

Më: 4 janar 2019 Në ora: 19:23
Foto ilustrim

Sipas ekspertëve mundësia për t’u mbyllur në vetvete dhe të të krijohet një gjendje monotonie sidomos në fillim të muajit janar, pasi jeni kthyer nga festat është më e madhe në stinën e dimrit.

Ja disa këshilla si ta përballoni me sukses këtë situatë:

1. Rezervoni  një takim me doktorin

Sipas terapistes, Katherine Schafler  është  e nevojshme të shkoni të takoni një specialist që do ju ndihmojë të kaloni gjendjen e krijuar. Ai do ju rekomandojë vitaminën  D, e  cila  ndikon në përmirësimin e gjendjes psikologjike. Vendet të cilave u mungon dielli, e marrin atë nëpërmjet medikamenteve që e përmbajnë atë.

2. Bëni ushtrime çdo ditë

Në çdo lloj vendi që ndodheni, sipas intv.al mundohuni të bëni ushtrime të ndryshme qoftë edhe për 10 minuta, duke e shoqëruar edhe me muzikë. Kjo do ju ndihmojë të largoni mendimet negative në këto ditë dimri.

3. Terapia e dritës

Shumica e njerëzve të mërzitur duhet të ndezin dritat në maksimum në shtëpitë e tyre. Terapia e dritës është një gjë aktuale, pasi mund të jetë efektive.

4. Bëni një shëtitje

Mungesa e motivimit për të shëtitur në temperaturat e ftohta  do bëjë që jut ë preferoni të qëndroni  në ambiente të mbyllura. Ekspertët këshillojnë që të bëni një xhiro sado të shkurtër, pasi do ju ndihmojë të  rifreskoni mendimet dhe të harroni për një moment se jeni në “stinën  e dimrit”.

5. Bëjeni  jetën tuaj me ngjyra

Ngjyrat e larmishme  mund të kenë një ndikim të papritur,  duke sjellë humor dhe  aftësi  për t’u përqendruar. Nuk është e vështirë të përzgjidhni  gjëra me ngjyra rreth vetes suaj, përfshirë këtu: dhomën tuaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat