Si të veproni që fatura për ngrohje t’ju jetë sa më e ulët? Me këto truqe të dobishme do të ngroheni dhe do të kurseni!

Life style

Si të veproni që fatura për ngrohje t’ju jetë sa më e ulët? Me këto truqe të dobishme do të ngroheni dhe do të kurseni!

Më: 5 janar 2019 Në ora: 06:50
Ilustrim

Mësoni si të mbani sa më ngrohtë ambientin

Po ju sjellim idetë se si të ngrohni sa më mirë shtëpinë tuaj.

1. Truku me folien e aluminit

Që të shmangni humbjen e ngrohjes nga radiatorët të cilët janë përforcuar për mure, vendosni folie alumini në pjesën e pasme të radiatorit.

– Folia e aluminit pengon ngrohjen që të bashkohet me sipërfaqen e ftohtë të murit ftohtë, prandaj e riorienton ngrohtësinë e ajrit në drejtim të qendrës së hapësirës. Për këtë truk ju mjafton folia e zakonshme e kuzhinës nga alumini – thotë Sofi Neuberg, aktiviste e shoqatës “Miqtë e Botës”.

2. Lini dritën e mëngjesit t’ju ndriçojë

Në mëngjes hapni perdet dhe lejoni në banesat dhe shtëpitë tuaja gjithë ngrohtësinë dhe dritën e mëngjesit, e cila do të qëndrojë “e mbyllur” në dritare.

3. Shtroni tepihë të ngrohtë

Pos që i japin një shkëlqim shtëpisë suaj, tepihët mund të pengojnë grumbullimin e ajrit të ftohtë në hapësirë. Nëse nuk keni dysheme të izoluar, madje 10 për qind e ajrit të ngrohtë mund ta thithin dyshemetë e ftohta, shkruan National Energy Fondation.

4. Perdet – sa më të trasha aq më ngrohtë

Mbyllni perdet nëpër shtëpi para se të shkoni të flini gjumë. Gjatë natës shumica e njerëzve zvogëlojnë ngrohjen, ndërkaq perdet e mbyllura do të pengojnë rrjedhjen e ajrit të ngrohtë nga dritaret.

5. Mbuloni muret

Humbja e ngrohjes mund të pengohet nëse sipërfaqet e mureve i mbuloni me piktura, fotografi dhe pasqyra. Madje edhe ndonjë pllakat i trashë mund të jetë shtresë izolimi, duke shtuar temperaturën brenda banesës, sepse pengon muret e ftohta që të thithin ajrin e ngrohtë.

6. Hapësirat të cilat nuk i shfrytëzoni

Korridoret, depot dhe dhomat e gjumit të cilat nuk i shfrytëzoni nuk duhet t’i ngrohni. Në ato hapësira shkyçni ngrohjen dhe mbyllni dyert. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat