Ekspertët kanë vendosur: Këto janë tri bimët më të mira për çdo shtëpi

Life style

Ekspertët kanë vendosur: Këto janë tri bimët më të mira për çdo shtëpi

Më: 5 janar 2019 Në ora: 22:00
Njëri ndër shkaqet është edhe ai që shtëpia juaj është plot me dhoma me burime të ndryshme të dritës.

Nëse jeni person i cili do të blejë lule vetëm që i pëlqejnë, kem lajme të këqija për ju, sepse nuk rriten të gjitha llojet e luleve në të njëjtin ambient

Njëri ndër shkaqet është edhe ai që shtëpia juaj është plot me dhoma me burime të ndryshme të dritës.

Ekspertët e HomeAdvisor, kanë veçuar tri bimët të cilat mund t’u përshtaten hapësirave të juaja jetësore.

Image

Epipremnum aureum, është ideale për banjën tuaj, sepse pastron ajrin nga grimcat toksike, gjë që është posaçërisht i mirë në ditët e dimrit.

Kjo bimë kërkon dritë me hije, ajër të freskët dhe të lagësht për ujitje. Për këtë shkak këtë bimë duhet ta mbani në banjë.

Image

Fikusi benjamin eliminon helmet dhe shton sasinë e oksigjenit, prandaj duhet ta mbani në dhomën e ditës. Veç kësaj, ka dukje shumë interesante dhe kultivohet lehtë. Duke pasur parasysh që kjo bimë mbahet në dysheme, shmangeni nëse keni nxehje nën dysheme.

Image

Druri Crassula ovata simbolizon lumturinë, prandaj rekomandohet ta mbani në korridor ku përshëndetni me njerëzit të cilët hyjnë në shtëpinë tuaj. Kjo bimë mund të arrijë lartësinë edhe deri në një metër e gjysmë.

Sipas Feng-shuit, kjo bimë sjell para dhe tërheq energji mbushulluese. Edhe pse këto bimë ndoshta ju duken të ngjashme, gabim e keni. Për këtë shkak blini të tria, nëse dëshironi të keni bimë të cilat gjithmonë do të kenë jetë të gjatë në banjën, dhomën dhe korridorin tuaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat