Ja çfarë mendojnë meshkujt për aktin intim në takimin e parë

Life style

Ja çfarë mendojnë meshkujt për aktin intim në takimin e parë

Më: 6 janar 2019 Në ora: 18:46
Foto ilustrim

Sa shpejt është shumë shpejtë? Djemtë tregohen të sinqertë në lidhje me marrëdhënien seksuale në takim të parë.

Gjërat kanë ndryshuar dhe, së bashku me të, edhe rregullat e takimit.

Tashmë, çdo herë e më shumë po preferohet që akti intim të kryhet edhe në takimin e parë, gjë që nuk ka ndodhur më përpara.

Megjithatë, shpesh në kokën e femrave bluhet mendimi nëse seksi në takim të parë është një gabim, duke i çuar ato në idenë se ky akt i bënë ato “më të lehta”.

Sidoqoftë, në lidhje me këtë Your Tango ka pyetur disa meshkuj, përgjigjet e të cilëve shuajnë brengat e vajzave.

Sipas disa prej meshkujve, seksi në takimin e parë varet edhe nga lloji i vajzës me të cilin kryhet akti. Zakonisht, artistet janë ato më shpirtërore që nuk e konsiderojnë punë të madhe këtë.

Ndërkohë, një shumicë e tyre ka thënë se nuk paragjykojnë nëse akti kryhet në takimin e parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat