Këshilla se si të udhëtoni me avion bashkë me foshnje

Life style

Këshilla se si të udhëtoni me avion bashkë me foshnje

Më: 6 janar 2019 Në ora: 19:33
Foto ilustrim

Sigurisht keni dëgjuar shprehje se pas lindjes së fëmijës prindërit nuk mund të udhëtojnë dot më.

Ndodh që edhe prindërit të mendojnë se foshnjat nuk mund të jenë në gjendje të përballojnë udhëtim me avion duke qenë se ende janë të vegjël.

Ne ju sjellim disa këshilla që mund t’ju ndihmojnë të keni një udhëtim të sigurt më fëmijë.

1.Nuk duhet t’i jepni pije

Evitoni dhënien e çdo lloj pije tjetër, përveç kamomilit dhe qumështit në rast se fëmija do të pijë diçka.

2. Shkoni në banjo para se të niseni

Për të evituar frekuentimin e shpeshtë të banjos nga ana e fëmijës tuaj gjatë fluturimit, gjë e cila do të prishë rehatinë tuaj, duhet të shkoni në banjo para se avioni të niset për fluturim.

3.Merrni me vete dicka për të ngrënë

Do të ishte mirë të kishit me vete diçka për të ngrënë, qoftë ajo edhe një pako me biskota apo një ushqim tjetër që fëmija juaj e ka qejf, në mënyrë që në një moment që ai do të jetë i irrituar ju të keni mundësi ta qetësoni me diçka.

4. Hipni të fundit në avion

Mund të duket dicka qesharake por do t’ju japë më shumë kohë për të lëvizur në aeroport. Fëmijëve nuk do t’ju pëlqejë të qëndrojnë për një kohë të gjatë ulur dhe për këtë arsye kjo do të ishte diçka shumë e favorshme për ta mbajtur atë të qetë.

5. Visheni fëmijën tuaj me veshje të rehatshme

Pasi ka hipur në bord mund të ndodhë që në një moment fëmija të ketë ftohë apo vapë, dhe për këtë arsye ju duhet ta vishni atë në mënyrë sa më të rehatshme, duke pasur mundësinë t’i hiqni apo shtoni një veshje sipas nevojës.

6. Bëhuni kreativë

Ju duhet të merrni me vete ndonjë libër për ngjyrosje, një videogame, një album me fotografi kukullash etj, në mënyrë që ta mbani fëmijën tuaj të zënë me diçka gjatë udhëtimit tuaj.

7. Mbani nën kontroll vëmendjen e fëmijës

Ju duhet të mbani nën kontroll vëmendjen e fëmijës, sidomos gjatë uljes dhe ngritjes së avionit në mënyrë që ai të mos ndiejë frikë në asnjë moment. Sidomos nëse ju jeni të frikësuar, duhet të përpiqeni të mos e bëni të dukshme këtë ndjenjë tek fëmija juaj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat