Mënyra se si ta mposhtni trishtimin pas festave

Life style

Mënyra se si ta mposhtni trishtimin pas festave

Më: 6 janar 2019 Në ora: 21:05
Foto ilustrim

Sipas ekspertëve mundësia për t’u mbyllur në vetvete dhe të të krijohet një gjendje monotonie sidomos në fillim të muajit janar, pasi jeni kthyer nga festat, është më e madhe në stinën e dimrit.

Por natyrisht që duhet të ketë edhe kjo një mënyrë për ta shmangur.

Ja disa këshilla si ta përballoni me sukses këtë situatë:

Bëni ushtrime çdo ditë: Në çdo lloj vendi që ndodheni, sipas mundohuni të bëni ushtrime të ndryshme qoftë edhe për 10 minuta, duke e shoqëruar edhe me muzikë. Kjo do ju ndihmojë të largoni mendimet negative në këto ditë dimri.

Terapia e dritës: Shumica e njerëzve të mërzitur duhet të ndezin dritat në maksimum në shtëpitë e tyre. Terapia e dritës është një gjë aktuale, pasi mund mund të jetë efektive.

Bëni një shëtitje: Mungesa e motivimit për të shëtitur në temperaturat e ftohta do bëjë që ju të preferoni të qëndroni në ambiente të mbyllura. Ekspertët këshillojnë që të bëni një xhiro sado të shkurtër, pasi do ju ndihmojë të rifreskoni mendimet dhe të harroni për një moment se jeni në “stinën e dimrit”.

Bëjeni jetën tuaj me ngjyra: Ngjyrat e larmishme mund të kenë një ndikim të papritur, duke sjellë humor dhe aftësi për t’u përqendruar. Nuk është e vështirë të përzgjidhni gjëra me ngjyra rreth vetes suaj, përfshirë këtu: dhomën tuaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat