Burrat i stresojnë gratë më shumë se fëmijët dhe arsyet janë të mëdha

Life style

Burrat i stresojnë gratë më shumë se fëmijët dhe arsyet janë të mëdha

Më: 7 janar 2019 Në ora: 09:44
Foto ilustrim

Gratë e martuara janë më të stresuara se ato beqare. Ato kanë punë më të mëdha për të bërë: rritjen fëmijëve, kujdesin ndaj partnerit dhe sigurisht karriera që nuk mund të lihet pas. Gratë e stresuara kanë më shumë dhimbje koke, lodhje dhe ankth. Rritja e fëmijëve është gjithashtu stresuese. Mirëpo, bashkëshortët kontribuojnë në shtimin e stresit tek gratë më shumë sesa fëmijët. Sipas një studimi, 46 për qind e grave janë shprehur se fëmijët i shkaktojnë më pak stres sesa burrat e tyre dhe kjo gjë nuk ka të bëjë me tradhtinë apo dhunën. Pse ndodh kjo gjë?

Një burrë sillet më “keq” se një fëmijë

E vërteta qëndron se meshkujt sillen si fëmijë deri në moshën 43-vjeçare. Nëse një fëmijë 7 vjeç e shqetëson nënën me sjelljet e tij, me siguri babai që është 35 vjeç dhe sillet si 7 e mërzit akoma edhe më shumë. Baballarët në shumicën e rasteve argëtohen më shumë me fëmijët dhe ata përceprohen prej tyre si miq dhe bashkëpunëtor në ide argëtuese. Nënat janë më të shqetësuara për çështjet që lidhen me edukimin, disiplinën, shëndetin dhe zhvillimin edukativ të një fëmijë. Nënat janë ndonjëherë si “police” dhe kjo gjë shpesh çon në konflikte mes prindërve.

Zgjidhja

E mira në këtë situatë është të qëndroni të bashkuar dhe nëse njëri prind i ndalon diçka fëmijës, atëherë edhe i dyti duhet ta mbështesë këtë vendim. Është e nevojshme që të veprohet së bashku dhe të bini dakord për sjelljet e gabuara që i duhen ndaluar fëmijës. Është gjithashtu e rëndësishme të ndani përgjegjësinë për kujdesin ditor të fëmijëve.

Punët e shtëpisë për një grua janë tepër të lodhshme

Një studim tregon se 1 në 5 gra nuk flenë mjaftueshëm dhe partneri i tyre nuk i ndihmon për të reduktuar stresin e përditshëm. Gratë kalojnë më shumë kohë duke bërë punët e shtëpisë, ndërkohë burrat relaksohen më tepër. Rutina e grave përfishin jo vetëm të gatuarit dhe pastrimin e shtëpisë, por edhe pagesën e faturave, bërjen e pazareve dhe planin e javës për fëmijët dhe bashkëshortin. Këto aktivitete janë shumë të rëndësishme për një familje, mirëpo nëse i bën vetëm një person janë vërtet rraskapitëse. Nëse një grua kujdeset vetëm për familjen, rritet stresi i saj.

Zgjidhja

Përgjigja më e thjeshtë dhe e qartë është se një burrë mund ta ndihmojë gruan e tij me punët e shtëpisë. Përgjegjësitë e përbashkëta familjare janë një nga arsyet kryesore për një martesë të suksesshme. Të dy bashkëshortët duhet të vlerësojnë përpjekjet e tjetrit. Çdo punë është e vlefshme, edhe nëse nuk gjeneron të ardhura. Nëse punët janë ndarë në gjysmë, ato do të bëhen më shpejtë dhe koha e mbetur mund të shpenzohen me njëri-tjetrin.

Një grua ndihet fajtore dhe nuk ka kohë të lirë 

Duke marrë parasysh të gjitha detyrat e grave të përshkruara më sipër, ata mund të ndihen sikur kanë mungesë të kohës së lirë. Veçanërisht nëse punojnë me orar të plotë, shkruan revistaclass. Në mbrëmje, pas punës, ato duhet t’i kushtojnë vëmendje çdo anëtari të familjes dhe të kryejnë të gjitha punët e shtëpisë. Gratë përpiqen të bëjnë gjithçka në 24 orë, por për shkak të nxitimit ndonjëherë mund të ndodhin gabime. Përgjegjësia për fëmijët, bashkëshortin dhe familjen qëndron tek gruaja dhe ajo mund të ndihet fajtore kur diçka shkon keq. Stresi mund të shkaktohet nga fajësia.

Zgjidhja

Në mënyrë që një grua të mos ndihet keq se nuk ka kohë të lirë, bashkëshorti mund të ndajë me të jo vetëm punët e shtëpisë, por edhe kujdesin e fëmijëve, përgjegjësinë për familjen në tërësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat