Pse tradhtojnë femrat?

Life style

Pse tradhtojnë femrat?

Më: 7 janar 2019 Në ora: 18:43
Ilustrim

Ka një mal me arsye të cilat mund t’i shtyjnë femrat drejt tradhtisë në një marrëdhënie dashurore. Pse tradhtojnë femrat?

Motivet  janë të ndryshme, nga dëshira për t’u ndjerë të vlerësuara e deri tek fiksimi për të kaluar patjetër diçka me dikë.

Vetëvlerësimi i ulët

Një femër tradhton kur nuk ndihet e vlerësuar nga mashkulli që ka në krah. Dëshira për ta gjetur vlerësimin diku tjetër e bën një femër të hidhet në krahët e një mashkulli tjetër.

Mërzia

Kur një femre apo edhe një mashkulli në këtë rast marrëdhënia i bëhet monotone, atëherë mund të ndodhë që të kërkojë kalimin e kësaj monotonie me një eksperiencë të re.

Pasiguria

Dëshira për të rrëzuar pasiguritë fizike apo mendore mund ta shtyjnë një femër drejtë tradhtisë.

Inati

Pjesa më e madhe e femrave tradhtojnë edhe si pasojë e inatit. Nëse janë në dijeni se partneri i tradhton, përpiqen t’ja kthejnë me të njëjtën monedhë.

Fiksimi

Dëshira për të pasur një marrëdhënie me një person në veçanti është një tjetër arsye që i shtyn femrat drejtë tradhtisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat