Çfarë të bësh nëse shoqja jote e ngushtë po del me djalin që të pëlqen ty?

Life style

Çfarë të bësh nëse shoqja jote e ngushtë po del me djalin që të pëlqen ty?

Më: 7 janar 2019 Në ora: 18:43
Ilustrim

Skenë: Ju i keni thënë shoqes suaj të ngushtë se pëlqeni një djalë në shkollë ose në punë. Në fakt ju i keni treguar asaj çdo detaj, edhe ndonjë bisedë që keni shkëmbyer me të, por gjejeni se çfarë ka bërë ajo? Shoqja juaj e ngushtë ka filluar të dalë me atë djalë. Pa dashje ose me dashje mikja juaj e zemrës ju ka lënduar.

Fatkeqësisht, është një situatë që ndodh shpesh, por kjo gjë nuk ju lëndon më pak juve. Ju ndiheni konfuz, të lënduar dhe të mërzitur gjatë gjithë kohës, sepse djali që ti pëlqen është lidhur pikërisht me shoqen tuaj të ngushtë. Por çfarë të bëni në këtë rast?

Kuptoni që ndjenjat tuaja janë Okay

Është normale të ndiheni keq kur shoqja juaj e ngushtë është lidhur me djalin e ëndrrave të tua. Mos e ndrydhni veten dhe merrni pak kohë për veten që ta kaloni më lehtë këtë “tradhti”.

Nuk duhet të veproni

Mos veproni gjithmonë pasi ta merrni vesh që shoqja juaj e ngushtë është lidhur me djalin që pëlqeni. Fundja ju nuk keni qenë e lidhur me të dhe nuk keni si t’i kërkoni llogari.

Flisni me miken tuaj

Nëse ajo e dinte që ju e pëlqenit atë djalë, duhet të flisni me të. Merreni shtruar bisedën dhe flisni me të pa e ofenduar. Ju mund t’i thoni asaj “Do të më ndihmonte shumë mua nëse do të më kishe pyetur fillimisht, që unë ta dija përpara se të lidheshit këtë gjë”.

Largohu nga kjo situatë

Në fund të kësaj historie vetëm ju do të mërziteni, prandaj mundohuni të largoheni nga kjo situatë, pasi me lot dhe me stres nuk do të zgjidhni asgjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat