Dua të bëj gjëra të reja në seks me të dashurin, por kam frikë që…

Life style

Dua të bëj gjëra të reja në seks me të dashurin, por kam frikë që…

Më: 10 janar 2019 Në ora: 22:49
Ilustrim

Një vajzë 20 vjeçare ka kërkuar këshillë nga psikologia e ‘The Sun’, pasi dëshiron të eksperimentojë në shtrat me të dashurin, por thotë se nuk do që të dalë e llastuar.

Ky është rrëfimi i saj:

Dua të bëj gjëra të reja në shtrat me të dashurin tim, por nuk dua të përfundoj që dukem si e marrë apo e llastuar.

Unë jam e shqetësuar se ai po humb interesin për mua, kështu që dua të bëj gjëra ndryshe në jetën seksuale.

Nuk jam e sigurt se çfarë dua të bëj.

Nuk kam shumë vetëbesim dhe nuk dua që të bëj diçka gabim.

Unë jam 20 vjeç, ndërsa i dashuri është 23.

Ka 3 vite që jemi bashkë dhe kemi një marrëdhënie të shkëlqyeshme.

Unë kam qenë e shtyrë që të shkoj në dyqanet e seksi edhe pse e re në moshë për këtë gjë.

Është aq e turpshme që njerëzit tallen me mua në dyqan, duke më thënë se dukem si 12 vjeç.

Përgjigja e psikologes:

Seksi i mirë ka të bëjë me komunikim dhe përvojë.

Pyete të dashurin se çfarë i pëlqen dhe do të mund të bëje, dhe nëse ka diçka, ai me të vërtetë do të kënaqet.

Provo diçka që të kënaq edhe ty.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat