19 vjeçarja bën seks për herë të parë dhe përfundon në spital

Life style

19 vjeçarja bën seks për herë të parë dhe përfundon në spital

Më: 10 janar 2019 Në ora: 23:52
Darcey Kelly

Një sëmundje e rrallë e pengon që të bëjë edhe punët më të thjeshta të mundshme, nuk mund të mbajë peshë, nuk mund të hapë një shishe uji dhe jeta e saj është e kushtëzuar nga çdo lëvizje, pasi duhet të bëjë shumë kujdes.

Darcey Kelly është një 19- vjeçare angleze e prekur nga sindroma Ehlers-Danlos, një sëmundje që e bën të jetë aq e brishtë, sa që çdo lëvizje i shkakton dhimbje të forta në gjymtyrë.

Momenti më i shëmtuar për adoleshenten, ishte kur për herë të parë bëri seks.

Image

Darcey nuk mendoi për pasojat e rënda që mund të sillte sëmundja e saj pas raportit, ajo ishte e dashuruar dhe donte të bënte dashuri me të dashurin e saj. 19- vjeçarja nga Londra tregon se gjatë raportit, “Ndjeva një krisje të fortë, ai as që e vuri re, por unë shkova në tualet me shpresën se do përmirësohesha”.

Duke folur për “Mirror”, Darcey thotë se përfundoi në spital për t’u kuruar, pasi kishte dhmbje të forta, të cilat u përsëritën 20 herë brenda ditës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat