Blerina që i bënë vajzat dhe nuset e Kosovës me stil...

Life style

Blerina që i bënë vajzat dhe nuset e Kosovës me stil...

Nga: Kemajl Goca Më: 12 janar 2019 Në ora: 18:19
Blerina Beka

E ka presionin e punës, sepse gabimi më i vogël edhe e bën goxha nervoz mjeshtërinë! Vajzat apo nuset të rajonit të Ferizajt, por edhe të qyteteve tjera, i rregullojnë apo siç thonë i mbjellin thonjtë në lokalin e Blerina Bekës! Blerina e njeh mirë këtë zanat dhe din se si t’i bëjë me stil thonjtë e vajzave dhe të disa nuseve, që e kanë për qejfi rregullimin e thonjve!

Image

Rregullimi i thonjve nuk është edhe i shtrenjtë por as i lirë, varet se në çfarë cilësie, nga 10 deri në 35 euro. Nëse do që thonjtë të vezullojnë, të mendosh se je me seksi,  duhet edhe investime më shumë. Blerina si gjithmonë e buzëqeshur, me një trup seksi, nuk i përton kësaj pune aspak, por mundohet të bëjë punën e saj profesionale.  ”Thonjtë janë një element shumë i rëndësishëm. Pastërtia e thonjve është një segment që e mbanë njeriun e shëndetshëm, por edhe mbjellja e tyre që po praktikohet më të madhe viteve të fundit, e sidomos nga të rejat, është një tregues se sa shumë investohet për t’u dukur mirë secila vajzë qoftë edhe nuse.

Image

Por për të mbjellë thonjtë duhet përkushtim, sepse është një estetikë e kohës së sotme, e kohës moderne, por duhet pastaj ato të mirëmbahen, veçmas higjena të jetë në nivelin e lartë”, ka thënë Blerina Beka, trajnere e mbjelljes së thonjve dhe profesoreshë e kursit të gjermanishtes. Duhet theksuar se moda për thonjtë kryesisht është te gjeneratat rreth 15-25 vjet, ka edhe me të vjetra që janë shumë të fiksuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat