Test/ Po të “gjuan” apo jo?

Life style

Test/ Po të “gjuan” apo jo?

Më: 13 janar 2019 Në ora: 06:55
Ilustrim

Simpatike apo inatçore? E gëzuar apo e ekzagjeruar? Për shkak të karakterit tënd gjithmonë energjik, gabon duke provokuar meshkujt, që nuk kuptojnë më asgjë dhe e lënë veten të joshen nga ti. Për të zbuluar nëse kolegu, miku, komshiu, është i këndshëm me ty sepse i dukesh e këndshme apo po të gjuan, provo t’u përgjigjesh pyetjeve të këtij testi argëtues.

Gjatë pushimit të kafesë, ti e pickon pak te barku për të qeshur, ai:
A: Buzëqesh por nuk komenton.
B: Të thotë të mos e ngacmosh.
C: Të përgjigjet duke të gudulisur.

Të vjen një mesazh nga ai ku të kërkon foton e një mikeshe për t’ia prezantuar një miku të tij. Ti:
A:Bën si e rëndësishme.
B: I përgjigjesh duke qeshur duke i thënë se mos i pëlqen atij.
C: I thua të të sjellë një të shokut të tij më parë, mundësisht me të.

Të vjen një mesazh në orën 9 të mbrëmjes ndërkohë që je në shtëpi:
A: Të kërkon të mos harrosh cd-në që duhet t’i çosh.
B: Të thotë natën e mirë.
C: Bën sikur ka ngatërruar numër.

Ai të telefonon, ti:
A: E lë të bjerë.
B: Përgjigjesh menjëherë.
C: E lë të bjerë dy zile dhe pastaj e hap.

E telefonon ti, ai:
A: Pas 3 ose 4 zilesh përgjigjet.
B: Një zile dhe është te telefoni.
C: Nuk dëgjon as zilen po “Alo”.

Kur flet për ty:
A: Bën shpesh batuta të këndshme duke të “tallur”.
B: Vlerëson cilësitë e tua.
C: Nuk bën komente të veçanta.

Mikja jote më e ngushtë bën vlerësime për të:
A: Të bezdis.
B: Konfirmon se edhe ti mendon ashtu.
C: Ia thua.

Miq të përbashkët i thonë se je duke dalë me një djalë:
A: Bën sikur s’e di, duke pritur që t’ia thuash ti.
B: Të pyet nëse është e vërtetë.
C: Të thotë se po del me një vajzë enkas për t’i folur edhe ti për djalin me të cilin po del.

Do marrësh autobusin dhe e takon në stacion. Ai:
A: Ofrohet të presë autobusin tjetër, së bashku me ty.
B: I vjen keq për ty por hipën në mjetin e parë që do ta çojë në shtëpi.
C: Të pyet nëse dëshiron të të çojë ai në shtëpi me makinë.

Nëse do ta definoje, për ty është si:
A: Qenush që tund bishtin.
B: Një maçok që përkëdhelet dhe ikën.
C: Një miush në rrotën e tij.

Më shumë A: Ndrysho objektiv

Ndoshta nuk është totalisht indiferent ndaj teje, je e këndshme dhe sociale, por asgjë më shumë. Është shumë e mundshme që mund të mos jetë momenti i duhur, ndoshta ka dikë tjetër ose ndoshta është vetëm i turpshëm, fakti është se nuk duket veçanërisht i interesuar për ty. Ndoshta është më mirë të ndryshosh objektiv, siç thotë dhe shprehja: “Deti është plot me peshq!”

Më shumë B: Nëse përpiqesh, është i yti

Duket i interesuar për ty, edhe ti për të. Por ka diçka që shpëton, akoma: ndoshta je ti që nuk i ke bërë të kuptojë interesin dhe dihet që meshkujt kanë frikë të guxojnë nëse nuk janë shumë të qartë. Mundohu të nxjerrësh thonjtë dhe ki kujdes sepse për një vonesë të vogël mund të gjejë dikë tjetër: është një moment që duhet të luftosh dhe do të jetë i yti!

Më shumë C: Është i thekur!

Nuk kishe as nevojë për ta bërë këtë test që ta kuptoje: ai është i thekur pas teje, e ke hipnotizuar. Ndoshta i mungon vetëm kuraja, fakti është që ty të intereson që t’ia bësh të ditur. Problem është nëse je ose s’je ti e interesuar, nëse nuk je, ki kujdes mos e zhgënjesh, do ta lëndoje!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat