Paralajmërimi i ekspertëve: Prindër, mos e fusni biberonin në mjaltë!

Life style

Paralajmërimi i ekspertëve: Prindër, mos e fusni biberonin në mjaltë!

Më: 15 janar 2019 Në ora: 15:57
Ilustrim

FDA-ja paralajmëron në cilën moshë te vogëlushët ekziston rreziku nga butolizmi i shkaktuar me përdorimin e mjaltit

Drejtoria Amerikane e Ushqimit dhe e Barnave FDA ka paralajmëruar prindërit që fëmijëve më të vegjël se një vjeç nuk duhet dhënë mjaltë, madje edhe as atë i cili gjendet në biberon.

Butolizmi është sëmundje e rrallë, mirëpo shpesh mund të jetë fatale. E shkakton toksina butoline, e cila mund të çojë deri në problemet me frymëmarrjen, vështirësitë në të folur apo në gëlltitje, por edhe deri në dobësim dhe paralizë të muskujve të fytyrës.

Te fëmijët më të vegjël se 12 muaj, simptomat zakonisht manifestohen me kapsllëk, të shoqëruar me apetit të dobësuar.

Bebes i zvogëlohet kontrollimi i kokës dhe merr frymë me vështirësi.

Është e njohur që mjalti ka të bëjë me butolizmin në moshën e re, mirëpo për të rriturit dhe fëmijët mbi një vjeç ky artikull është absolutisht i sigurt për konsumim.

FDA-ja paralajmëron prindërit dhe kujdestarët që të mos u japin bebeve biberonin e njomur në mjaltë apo atë biberon të cilët përmbajnë mjaltë.

Është kërkuar edhe te shitja online që të ndërpresin shitjen e këtyre produkteve, mirëpo po punohet edhe në zbulimin dhe gjetjen e distributorëve të shitjeve të tilla. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat