Eksperti zbulon: Përse joshen partnerët shumë të moshuar apo shumë të rinj!

Life style

Eksperti zbulon: Përse joshen partnerët shumë të moshuar apo shumë të rinj!

Më: 15 janar 2019 Në ora: 20:42
Ilustrim

Terapeutistja Luis van de Velde konstaton që vitet e femrës janë vetëm numër, prandaj nuk kanë paragjykime ndaj meshkujve të moshuar

“Femrat vetëm kur shikohen në pasqyrë i shohin shenjat e plakjes. Te meshkujt shkaqet janë më ndryshe, prandaj femra e re si partnere nxit të njëjtin efekt, po sikur vetura apo ora e shtrenjtë – adhurim dhe rëndësi”, thotë ajo.

Sipas saj, meshkujt pikërisht përdorin partneren më të re për të treguar se ata janë të suksesshëm.

Edhe pse shkaqet përse meshkujt dhe femrat kërkojnë partnerë më të rinj janë plotësisht të kuptueshme, Luis thotë që lidhjet e këtilla kanë disa mungesa.

Në të vërtetë, në lidhjet e këtilla problemi shfaqet kur me kalimin e viteve fillojnë të ndryshojnë interesimet, si edhe niveli i energjisë së partnerit.

Është e njohur që meshkujt dhe femrat kulmin e vet seksual e arrijnë në moshë të ndryshme – meshkujt në fillim të të njëzetave, femrat në të tridhjetat e vonshme dhe në fillim të moshës dyzetvjeçare, prandaj derisa mashkulli i ri do të mund ta kënaqë femrën e moshuar, mashkulli i moshuar nuk do të mund ta kënaqë femrën e re.

“Kjo nuk është diçka që do të duhej injoruar – seksi është çelës i lidhjes së suksesshme, e cila mban komunikimin”, thotë ajo.

Megjithatë, nëse partnerët e pranojnë dallueshmërinë, atëherë ekuilibri i papjekurisë dhe i entuziazmit rinor mund të mbahet por po ashtu edhe shpirti i partnerit të vjetër i ri.

Hulumtimi i paradokohshëm ka treguar konstatimin që meshkujt e moshuar vërtet kërkojnë vetëm femra të reja.

Mashkulli midis moshës 60 dhe 69 vjeç kërkon partneren 11 vjeç më të re se mosha e vet.

Megjithatë, derisa janë të rinj situata është ndryshe, prandaj meshkujt deri në moshën 30 vjeç më me dëshirë zgjedhin femrën prej tri deri në gjashtë vjeç më të vjetër.

Meshkujt e rinj me siguri njohin cilësinë e femrave më të vjetra të cilat lozin me obligimet siç janë karriera, fëmijët, ekonomia shtëpiake, ushtrimet, financat dhe argëtimet.

Këto i intrigojnë dhe i joshin, prandaj u duken si opsione më të sigurta”, përfundon ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat