Vetëm kush ka një shoqe të ngushtë arrin t’i kuptojë këto gjëra

Life style

Vetëm kush ka një shoqe të ngushtë arrin t’i kuptojë këto gjëra

Më: 17 janar 2019 Në ora: 21:15
Foto ilustrim

Mijëra kilometra nuk janë të mjaftueshme për t’ju ndarë. Edhe nëse jeni larg, nuk bëni asgjë pa miratimin e mikes tuaj më të mirë. Nuk ka rëndësi nëse u ndatë kur u rritët. Nëse keni bërë zgjedhje të ndryshme pune që kanë bërë që të jetoni larg. Kjo sigurisht nuk e ka vënë në dyshim miqësinë tuaj, në të vërtetë, ajo vetëm e ka konfirmuar atë. Sepse kur takoheni, duket sikur koha nuk ka kaluar kurrë dhe ju jeni të përditësuar tashmë në çdo gjë.

Mikja juaj më e mirë është personi të cilës i telefononi kur ju ndodh diçka. Ose kur nuk ndodh asgjë. Të dëgjoheni është tashmë një gjest automatik. Këto janë disa gjëra që i kuptojnë vetëm ato që kanë mike të ngushta.

Ju zgjoheni me mbi 50 njoftime në celular

Për shkak të zonës orare, ka më shumë mesazhe dhe emoticons se sa ato që shkëmbeni në kohë reale.

Jeni të parat që bëni “Like”

Ju komentoni statusin e njëra-tjetrës në Facebook dhe gjithmonë bëni tag miken tuaj në videot më të çuditshme.

Sa herë që takoheni, duhet të postoni një foto

Dhe hashtag që përdorni është padyshim #bff (mikeshat më të mira përgjithmonë)

Në smartphone-n tuaj ka foto tuaja më të sikletshme

Një galeri e “tmerreve”, me selfie dhe prova makiazhi të marra para pasqyrës, në gjendje ta shkatërrojnë reputacionin tuaj nëse dalin nga telefoni juaj.

Jeni xheloze për të tjerat

Mikja juaj më e mirë është e juaja, pikë. Pak si një e dashur: nuk e ndani me të tjerët!

Nuk merrni vendime para se të konsultoheni

Qoftë nëse ato janë gjëra të rëndësishme apo këpucë për të veshur para një takimi, nuk dilni nga shtëpia pa miratimin e mikes tuaj më të mirë.

Ju mungon, por jeni të lumtur për të

Edhe nëse ajo ka zgjedhur të shkojë në anën tjetër të botës ose të udhëtojë nëpër botë, kur të shihni fotot e saj të lumtura, do ndjeheni njësoj si ajo.

Numëroni mbrapsht ditët që ju ndajnë

Filloni të numëroni ditët dhe orët deri kur të ritakoheni, si dhe gjithë gjërat që duhet të bëni së bashku, shkruan bota.al. Nuk prisni gjë tjetër, në fund të fundit.

Disa mënyra të thëni vetëm ju i kuptoni

I referohen situatave apo personave që do të ishin shumë të gjata për t’ua shpjeguar të tjerëve.

Largësia forcon ndjenjën

Ju e kuptoni domethënien e kësaj fraze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat