A është normale të mendosh për dikë tjetër gjatë seksit, a mund të quhet kjo tradhti?

Life style

A është normale të mendosh për dikë tjetër gjatë seksit, a mund të quhet kjo tradhti?

Më: 17 janar 2019 Në ora: 21:18
Foto ilustrim

Zakonisht në fillim të marrëdhënies jemi totalisht të konsumuar nga personi tjetër.

Bëjmë dashuri, seks, kalojmë më të çdo moment të mundshëm. Mendojmë për të në rrugë apo autobus, gjatë masturbimit, në punë e me miqt, e kshu me rradhë. Por, dhe në një marrëdhënie të bukur, situata qetësohet dhe truri ynë fillon e i le vendin dhe mendimeve të tjera. Jeta merr ritmin e zakonshëm dhe fantazitë e vjetra kthehen. Kjo bën që ta gjesh veten duke menduar për dikë tjetrër dhe gjatë seksit.

Çfarë do të thotë kur fillon e mendon për dike tjetër? Dhe më e rëndësishmja, është ok të mendosh për dikë tjetër gjatë seksit ? Për disa njerëz mund të duket si tradhti e madhe- vetëm ideja do i bëntë të ndiheshin keq. Por, për të tjerë, fantazitë seksuale që nuk përfshijnë partnerin janë totalisht normale. E vërteta është që, është pak zonë gri. Pra që çdo gjë lidhet shumë ngushtë me detajet dhe ekuilibrat e marrëdhënies apo rrethanave të fantazisë rreth dikujt tjetër. Nëse e gjen veten duke menduar për dikë tjetër gjatë seksit, mund të jetë OK- por ja çfarë duhet të trajtosh me vëmendje.

Po largohesh nga partneri?

Gjëja e parë që duhet të mendosh, është nëse mendimi për dikë tjetër po të largon nga partneri. Fantazitë janë shume pozitive dhe të shëndetshme nëse nxisin eksperienca të reja dhe nëse nuk ndodhin gjithë kohës, duke na larguar nga partneri. Nëse personi për të cilin fantazojmë është vërtetë ai që duam atëherë ka vend për shqetësim. Zakonissht përdorim fantazinë për të rritur kënaqësinë e eksperiencës.

Je i/e kënaqur me jetën tënde seksuale?

Mendo më gjerë: je i/e kënaqur me jetën tënde seksuale ? Të nxitësh jetën tënde seksualeështë shumë normale, por të imagjinosh vazhdimisht jetën tënde seksuale me dikë tjetër, është problem. Mundohu të jesh më i hapur me partnerin për të parë nëse seksi përmirësohet. Ndoshta mund të përballesh më një periudhë të çudtishme sidomos nëse gjërat nuk shkojnë shumë mirë, por mundimi gjithmonë shpaguhet.

Ke probleme të tjera në marrëdhënie?

Duhet të mendohesh dhe më gjatë, sidomos nëse po përdor fantazinë për t’u larguar nga marrëdhënia jote. Nëse ke probleme me marrëdhënien dhe ti vazhdon e fantazon për dike tjëtër, atëherë ke një problem. Disa njerëz e bëjnë dhe si një formë hakmarrje ndaj partnerit që i ka mërzitur. Në vend të kësaj mundohu të rrish qetë duke shkuar në bazat e marrëdhënies dhe problematikave të saj. Nëse kjo marrëdhënie nuk bën për ty atëherë mos ki frikë të largohesh.

Pra, të mendosh për dikë tjetër gjate seksit mund të krijojë panik por nuk ka pse të jetë patjetër dicka negative. Gjatë masturbimit apo seksit na shfaqen imazhe nga me të ndryshmet dhe nuk ka pse shqetesohemi, transmeton tabu.al. Por, nëse po largohesh nga partneri yt, mendimi për dikë tjetër mund të jetë një sinjal apo shenjë që duhet të largohesh nga marrëdhënia. Nëse ke dyshime, komunikimi me partnerin është zgjidhja më ë mirë. Në fund të fundit ti e di më mirë nëse fantazia jote e ka kaluar kufirin në çift.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat