Miqtë e imagjinuar – sinjal për alarm

Life style

Miqtë e imagjinuar – sinjal për alarm

Më: 19 janar 2019 Në ora: 19:55
Foto ilustrim

Ekspertët thonë që shumica e vogëlushëve nga mosha gjashtë-shtatëvjeçare kanë dikë që nuk ekziston, ndërkaq ai dikush është zëvendësim për lodër, tjetra u është qenie binjake

Trevjeçari juaj, debaton dhe qesh me personin i cili në të vërtetë nuk ekziston? A keni menduar më shumë se pesë herë që ka ndonjë mik të imagjinuar?

Nëse po, mos bëni panik menjëherë. Mirëpo nëse “gjëja” vazhdon, atëherë keni arsye të reagoni.

Ekspertët thonë që shumica e fëmijëve nga mosha gjashtë-shtatëvjeçare ka dikë që nuk ekziston, ndërkaq u është zëvendësim për lodër, gjëja tjetër është qenia binjake. Ose u është vetëm mënyrë që dita t’u bëhet më argëtuese, më e bujshme. Dhe kjo është plotësisht në rregull.

Mirëpo, nëse shoku imagjinar “bartet” edhe në bankën e shkollës, atëherë prindërit kanë arsye për t’u frikësuar. Dhe duhet patjetër sa më parë të reagojnë, përkatësisht të kërkojnë ndihmë profesionale.

– Kjo mund të tregojë që fëmija ka traumë të caktuar, thonë psikologët. Miku i imagjinuar shpesh është sinjal i paaftësisë së fëmijës, frikës, asocialitetit, frustrimit…

Ai mund të jetë apel për ndihmë. Kushtoni kujdes si duket “biseda” e fëmijës me të, cilat cilësi, shprehi dhe karakteristika i ka dhënë.

Në bazë të kësaj mund të zbuloni gjurmën e cila çon deri te problemet e vogëlushit, sepse hulumtimet tregojnë që vogëlushët qenieve imagjinare kryesisht ua përshkruajnë frikën vështirësitë personale.

Prandaj, nëse kjo përsëritet, pas moshës shtatëvjeçare – drejt te psikologu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat