Rrëfehet 23 vjeçari: Jam në lidhje me vajzën me të cilën u rrita, por babai im dhe nëna e saj...

Life style

Rrëfehet 23 vjeçari: Jam në lidhje me vajzën me të cilën u rrita, por babai im dhe nëna e saj...

Nga: Bota sot Më: 21 janar 2019 Në ora: 20:06
Ilustrim

Një djalë 23 vjeç ka rrëfyer për The Sun se është në lidhje me vajzën që ai do dhe ajo e do atë, me të cilën janë rritur bashkë dhe njihen dhe familjet e tyre, përcjell Bota sot.

Por, ai thotë se ata kanë lidhje sekrete dhe kanë frikë tu tregojnë familjeve, pasi më parë, babai i tij dhe nëna e vajzës kanë qenë në lidhje dhe ka shkaktuar probleme, andaj ai mendon se ata nuk do të lejojnë, pasi mund të mendojnë se do të përsëritet historia.

Djali thotë se nuk ishte parë për vite me vajzën, por kur ishte takuar ishte mahnitur nga ajo dhe i kishte shprehur ndjenjat, ku dhe ajo i ishte përgjigjur njësoj dhe ishin filluar lidhjen.

Më poshtë mund ta lexoni rrëfimin e plotë të djalit:

Jam në një marrëdhënie pasiononte me një vajzë, familjen e të cilës familja ime e njeh shumë mirë, por unë duhet ta mbaj sekret, pasi babai im ka pasur lidhje me nënën e saj.

Ne njihemi që nga fëmijëria, pasi prindërit e mi dhe të saj ishin miq dhe ne të gjithë luanim bashkë.

Unë jam 23 vjet dhe beqar, më i vjetri nga të tre fëmijët. Ndërsa ajo është 19 vjeç dhe vajza e vetme, me katër vëllezër.

Babai i saj ka vdekur para pesë vitesh dhe nëna e saj është zhvendosur në qytetin e familjes së saj, për të qenë afër tyre.

Ishte e vështirë për të gjithë ne të themi lamtumirë, pasi ishim shumë të afërt.

Unë nuk e kam parë atë me vite, por e kam menduar dhe e kam parë në rrjete sociale se ajo është bërë një vajzë e mahnitshme.

Tre muaj më parë, unë rashë në kontakt me familjen e saj dhe aranzhova një vizitë.

Vëllezërit dhe nëna e saj ishin të lumtur që më shihnin përsëri, ndërsa unë u mahnita kur e pashë atë.

Nuk ishte vetëm fakti që ajo ishte shndërruar nga një fëmijë i ëmbël në një grua të bukur. Ajo rrezatonte jetë. Unë nuk mund t’i hiqja sytë nga ajo.

Ajo më përqafoi dhe më tha se ishte e emocionuar që më shihte sërish. Ne folëm shumë për kohërat e vjetra.

Ajo tha se ishte beqare dhe ne flirtuam si të çmendur.

U bë vonë dhe të gjithë shkuan për të fjetur. I thash se nuk mund të besoja sa e bukur ishte bërë dhe ajo më tha se unë isha bërë i pashëm.

Shkova në një pikë që nuk mund të duroja më dhe ia shpreha asaj ndjenjat.

Ajo më tha se ndihej njësoj. Më pas ne u puthëm dhe bëmë seksin më të magjishëm. Unë isha tejet i lumtur.

Që atëherë, ne takohemi rregullisht dhe bëjmë seks fantastik – sekret.

Ne kemi biseduar që të dalim publikisht por nuk e dimë se çka do të mendojnë familjet tona.

Është hera e dytë, pasi babai im dhe nëna e saj kanë qenë në lidhje kohë më parë, gjë që ka shkaktuar shumë mërzitje në atë kohë.

Kam frikë se familja do të mendojë se po ndodhë sërish e njëjta gjë. Unë nuk dua ta humbas atë, por si t’i tregoj familjes?

Kjo është përgjigja e psikologes:

Nuk ka asgjë gabim në lidhjen tuaj. Ju të dy jeni të rritur dhe nuk po e pengoni askënd.

Historia në mes të familjeve tuaja nuk duhet të jetë një pengesë për ju.

Afera në mes të dy njerëzve të martuar ka dallim nga dy të rinj, beqarë dhe të dashuruar që kanë zgjedhur të jenë bashkë.

Por mund të ketë hezitime nga familjet tuaja, andaj ju duhet të jeni të sigurt që kjo marrëdhënie është shumë e rëndësishme që ju ta ndani me ta.

Jepni vetes tuaj edhe disa javë që t’i kuptoni më mirë ndjenjat tuaja.

Nëse ndiheni njësoj, tregoni bashkë familjeve tuaja dhe kështu ata do ta kuptojnë se sa e respektoni dhe doni njëri tjetrin./BS/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat