Rrëfehet 33 vjeçari: U martova me gruan që nuk e dua, ndërsa dashnorja ime...

Life style

Rrëfehet 33 vjeçari: U martova me gruan që nuk e dua, ndërsa dashnorja ime...

Nga: Bota sot Më: 22 janar 2019 Në ora: 23:35
Ilustrim

Një burrë 33 vjeçar ka rrëfyer për The Sun se është fejuar me të dashurën e tij, por që kur ajo ka shkuar në vizitë tek prindërit e saj në Pakistan, ai kishte njohur një grua e cila i kishte pëlqyer, përcjell Bota sot.

Burri ka treguar se ka filluar kontaktin me gruan dhe më pas kanë filluar romancën, derisa ajo i ka thënë se do të ndahet nga burri dhe të martohet me të, nëse ai ndahet nga e fejuara.

Por pas shumë mendimesh, burri ka vendosur t’i thotë jo asaj dhe të martohet me të fejuarën e tij, me të cilën thotë tani se grindet tërë kohën dhe është në depresion, pasi nuk mund të jetojë pa dashnoren e tij.

Më poshtë mund ta lexoni rrëfimin e plotë të tij:

Deri sa unë u martova me të dashurën time prej kohësh, kam takuar rregullisht me dashnoren time për pazar dhe drekë të pasuar nga seksi. Tani më vjen keq që jam i lidhur.

Unë jam 33 vjeç dhe e fejuara ime është 28. Ajo shkoi në Pakistan dy vjet më parë për të kaluar pak kohë me prindërit e saj dhe, derisa ishte larg, unë njoha një vajzë të bukur.

Ajo është 26 vjet dhe është familjare e shokut tim të ngushtë. Unë i tregova atij se më pëlqente shumë ajo kur e pashë në një ndejë familjare dhe më pas ai na prezantoi me të, e cila ishte e martuar dhe kishte një fëmijë.

Ajo gjithmonë më buzëqeshte dhe kishte një tërheqje mes nesh që nuk mund ta injoroja. Ajo e diti që unë isha i martuar.

Pas disa javësh ne filluam të shkruanim mesazhe dhe madje shumë brenda ditës. Më pas filluam të flasim në telefon. Një ditë e telefonova atë në mëngjes dhe biseduam tërë ditën, derisa erdhi burri i saj në shtëpi. Ajo kishte një martesë të palumtur.

Ai nuk është njeri i keq por shumë më i vjetër dhe nuk është argëtues. Jeta ime u bë shumë entuziaste. Ne kemi dalë në shoping derisa nëna e saj kujdesej për fëmijën, kemi ngrënë drekë dhe kemi bërë seks fantastik në një dhomë hoteli. Ajo ishte gjithçka që unë e kisha ëndërruar. E fejuara  ime më tha se do të qëndronte tek prindërit e saj edhe për gjashtë muaj, pasi gjyshja e saj ishte e sëmurë.

Dashnorja ime më thoshte se nëse unë ndahem, ajo do të ndahet nga burri i saj dhe do të martohet me mua.

Unë kam menduar shumë dhe gjatë për këtë. Ndjenjat e mia për të fejuarën time kanë ndryshuar që kur ajo ka shkuar tek prindërit, por unë nuk mund ta lë atë dhe familjet tona. Unë i thash jo dashnores time.

E fejuara ime u kthye verën e kaluar dhe ne kemi pasur dasmën më fantastike të mundshme. Ajo ka qenë një ditë e mrekullueshme për mua por dhe zemra ishte si një gur, pasi dashnorja ime nuk ndaloi kurrë së shkruari mua.

U mundova të kisha një martesë të lumtur por u bëra shumë depresiv. Gjatë gjithë kohës luftoj me gruan time dhe miqtë e mi.

Nuk mund të jetoj pa dashnoren time. E thërras time çdo ditë por ajo nuk më përgjigjet.

Kjo është përgjigja e psikologes:

Gruaja jote të përkushtohet ty 100 për qind dhe ajo e meriton që të sillesh njësoj me të. Ti e ke bërë zgjedhjen tënde dhe duhet të përpiqesh për martesën tënde. Thuaj gruas tënde se të vjen keq që e ke neglizhuar dhe se dëshiron t’i bësh gjërat të funksionojnë.

/BS/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat