Shumica e njerëzve duan të përleshen fizikisht me shokun e ngushtë

Life style

Shumica e njerëzve duan të përleshen fizikisht me shokun e ngushtë

Më: 25 janar 2019 Në ora: 14:53
Foto ilustruese

Pavarësisht se shoku i ngushtë është personi me të cilin i ndajmë brengat e gëzimet, duket se shumica e njerëzve duan të përleshen me shokun e ngushtë, njësoj si në filmin ‘Fight Club’.

Nëse e keni parë filmin ‘Fight Club’, atëherë e keni parasysh se si aktorët Brad Pitt dhe Edward Norton përleshen me njerëz vazhdimisht, por a mund ta imagjinoni veten duke e goditur papritmas shokun tuaj të ngushtë?

‘LADbible’ ka kryer një anketim në platformën ‘Twitter’ me një pyetje të vetme: “A dëshironi që rregullisht të përlesheni fizikisht me shokun e ngushtë?”

Ndonëse mund të mendoni se shumica e njerëzve do të ishin përgjigjur me “JO’, faktikisht 60% e pjesëmarrësve kanë klikuar “PO”.

Megjithëse nuk ka ndonjë shkencë prapa këtyre të dhënave, ‘LADbible’sugjeron se nuk ka barriera mes jush dhe shokut të ngushtë, që nënkupton se jeni më të prirë për t’ia përmendur njëri-tjetrit të metat apo ta kritikoni sjelljen e tyre. Me tensionet e larta, është gjë e lehtë që gjërat të eskalojnë deri në një përleshje të mundshme fizike.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat