Pas dyshimeve burri fshihet poshtë krevatit dhe zbulon se gruaja e tij …

Life style

Pas dyshimeve burri fshihet poshtë krevatit dhe zbulon se gruaja e tij …

Më: 26 janar 2019 Në ora: 07:43
Ilustrim

Ka nga ata që paguajnë para, të tjerë që u vënë pas roje, e kamera për të zbuluar tradhtinë e gruas, pas dyshimeve. Por ky burrë në Francavilla Fontana, province e Brindisit në Itali ka vepruar fare thjesht.

Është futur poshtë shtratit bashkëshortor dhe ka pritur për të vërtetuar me sytë e tij, se nuk kishte dyshime të kota, që gruaja e tij kishte një lidhje jashtëmartesore dhe sillte të dashurin në shtëpi, në kohën që ai nuk ishte.

Pasi kishte thënë se do të dilte si zakonisht, ai ka vepruar fshehtas dhe është futur poshtë krevatit dhe vërtetoi se nuk kishte dyshime të kota.

Pak pasi dy të dashurit hynë në dhomë, ai doli poshtë shtratit dhe aty plasi një sherr i paparë. Gruaja nisi kriza të qare me të madhe, burri u bë i dhunshëm, kurse dashnori tentonte të largohej. Në skenë ndërhynë fqinjët për të qetësuar degjenerimin e situatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat