Personave që u pëlqen humori i zi janë më inteligjentë

Life style

Personave që u pëlqen humori i zi janë më inteligjentë

Më: 28 janar 2019 Në ora: 17:14
Ilustrim

Nëse ju pëlqen humori i zi, kjo, pas së gjithash, nuk ju bën njeri më të keq, thotë një studim. Në fakt, ky sensi  humorit mund të tregoj gjëra të mira për karakterin tuaj të përgjithshëm.

Zbulimet befasuese, të kryera nga hulumtuesit austriakë dhe të publikuara në revistën ‘Cognitive Processin’, kanë dalë pasi janë studiuar 156 pjesëmarrës të rritur, gjysma prej të cilëve kanë qenë meshkuj, gjysma tjetër femra.

Mesatarja e moshës së pjesëmarrësve ka qenë 33 vjet, ndërkaq pjesëmarrësit kanë qenë të fushave të ndryshme.

Secilit pjesëmarrës i është kërkuar t’i vlerësojë 12 karikatura me humor të zi, e pastaj edhe është dashur të tregojnë se çfarë mendojnë për to në përgjithësi – si p.sh. a u është dukur shakaja interesante dhe e lehtë për t’u kuptuar, a iu është dukur vulgare, etj.

Hulumtuesit pastaj i kanë analizuar pjesëmarrësit në tri dimensione – në nivelin e tyre të inteligjencës, predispozitat për humor të zi dhe nivelin e agresivitetit.

Kështu, hulumtuesit zbuluan se ata që janë më së shumti të interesuar në humor të zi, gjithashtu janë më së paku agresivë dhe më së shumti inteligjentë. Ndër tjerash, kanë të kryer edhe shkollim më shumë.

Ata të cilët me vështirësi i kishin kuptuar karikaturat apo nuk kishin pasur interes ndaj tyre, kishin pasur në përgjithësi nivele më të ulëta të inteligjencës mesatare.

Sipas studimit, procesimi i humorit të zi është një detyrë komplekse e përpunimit të informacionet që varet nga aspektet kognitive dhe emocionale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat