Shenjat që tregojnë se jeni në lidhje me personin e gabuar

Life style

Shenjat që tregojnë se jeni në lidhje me personin e gabuar

Më: 29 janar 2019 Në ora: 13:53

Kjo nënkupton se mënyra e vetme për ta kuptuar nëse është gabim, është duke e provuar. Mund të mos ju duket si opsioni më logjik, por është efikas.

Edhe javët apo muajt e parë të lidhjes mund të jenë konfuze sepse jemi të mbushur me kimikale të lumtura që truri i liron gjatë kësaj kohe – andaj edhe fillimi i lidhjes njihet si faza e muajit të mjaltit.

Çdo lidhje mund t’i përjetojë këto ndjenja, por eventualisht mund të shuhen dhe mund të shihni se nuk keni lidhje substanciale, andaj gjërat ndryshojnë.

Nëse jeni në lidhje dhe i vëreni ndryshimet e mëposhtme duke ndodhur, atëherë duhet ta pranoni se thjesht nuk është personi i duhur për ju dhe duhet të ecni tutje.

– Ndjeni bezdi dhe nervozë ndaj tij, si dhe mërziteni lehtë

– Nuk mund të bëni ndonjë bisedë pa ia lënë fajin njëri-tjetrit

– Nuk mund të gjeni kompromise më

– Nuk ndiheni sikurse vetvetja

– Nuk mund të bëni gjë tjetër përveç se ta mendoni veten me dikë tjetër

– Keni hequr dorë dhe nuk keni më emocione. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat