Top rregullat e Elon Musk për një jetë të suksesshme

Life style

Top rregullat e Elon Musk për një jetë të suksesshme

Më: 29 janar 2019 Në ora: 18:01
Elon Musk

Me një pasuri miliardëshe, Elon Musk ka krijuar biznese jetë-ndryshuese si PayPal, Tesla, SpaceX, etj.

Më poshtë ju sjellim top rregullat e tij për një jetë të suksesshme.

Rregulli nr. 1 – Mos hiqni dorë
“Unë asnjëherë nuk heqi dorë. Duhet të jem i vdekur ose plotësisht i paaftë për ta bërë këtë” – ka rrëfyer Elon Musk.

Rregulli nr. 2 – Bëni çfarë ju pëlqen të bëni
Është e rëndësishme t’ju pëlqen puna që e bëni. Çfarëdo fushe që jeni, gjithmonë duhet ta dini se jeni më i miri. Por, keni parasysh se edhe nëse jeni më të mirët në punën që e bëni, gjithmonë ka shanse për të dështuar – e rëndësishmja është ta pëlqeni punën që e bëni.

Rregulli nr. 3 – Merrni vendime të rrezikshme
Koha më e mirë për të marrë vendime të rrezikshme është kur jeni në universitet, kur nuk keni fëmijë, andaj edhe s’keni shumë përgjegjësi. Kur bëni familje, ju keni shumë obligime dhe përgjegjësi, andaj do ta keni të vështirë të merrni vendime të rrezikshme. Si student, tani është koha të merrni vendime të tilla – bëni diçka për të cilën nuk pendoheni në jetë.

Rregulli nr. 4 – Rrethojeni veten me persona që zgjidhin probleme
Shumë lehtë mund ta identifikoni një person që i zgjidhë problemet dhe, kur ta bëni këtë, rrethojeni veten vetëm me persona të tillë sepse ju ndihmojnë të zhvilloheni personalisht dhe profesionalisht.

Rregulli nr. 5 – Punoni shumë
Duhet të punoni shumë. Kur Elon Musk me vëllanë e kishin filluar kompaninë e parë, në vend se të blinin apartament, ata kishin marrë me qira një zyre të vogël dhe kishin fjetur në divan. Atëkohë, që të dy ata ishin duke programuar shtatë net të javës dhe nuk pushonin fare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat