Shkenca thotë se mbajtja e duarve me partnerin mund ta zbusë dhimbjen

Life style

Shkenca thotë se mbajtja e duarve me partnerin mund ta zbusë dhimbjen

Më: 30 janar 2019 Në ora: 10:02
Foto ilustrim

Një prekje me dashuri tregon jo vetëm se sa i rëndësishëm është ky person për ju, por edhe ju ngushëllon pafundësisht gjatë kohërave të vështira, sëmundjes ose nëse jeni në dhembje.

Rezulton se ka një shpjegim për këtë.

Një studim i fundit e ka përgjigjen se pse prekja e njeriut mund të jetë kaq e fuqishme dhe të ndihmojë si mjekësia.

Ne u bëmë kurioz dhe vendosëm ta kuptojmë se si funksionon një gjë e tillë.

Pavarësisht se sa e pabesueshme tingëllon, të kesh një partner romantik që ta mban dorën kur të jesh në dhimbje ndihmon që të fillosh të vuash më pak dhe të ndiheni më pak të shqetësuar.

Kjo mund të quhet “ilaç i dashurisë” dhe mund të shërojë.

Por le të zbulojmë se si funksionon mekanizmi  i këtij ilaçi pasi shkencëtarët nuk e kanë deklaruar këtë vetëm si fakt, por në të vërtetë kanë shpjeguar mënyrën se si funksionon.

Gjithçka që na duhet është dashuria dhe ngrohtësia e prekjes njerëzore. Goldstein, një psikolog që po studionte fuqinë e prekjes njerëzore, zbuloi se kishte një anë të re të dashurisë dhe vendosi ta bënte një eksperiment me bashkëshorten e tij gjatë lindjes së vajzës së tij.

Më vonë, më shumë se 20 çifte  janë testuar në një laborator gjatë një viti.

Image

Rezulton se vetëm të qenit afër njëri-tjetrit, madje edhe pa prekje, shkaktoi sinkronizim të valëve të trurit që rritej më shumë kur çiftet mbanin duart ndërsa gruaja që ishte në proces të lindjes ishte në dhembje.

Interesante, ata kanë zbuluar një gjë më të rëndësishme: “Duket se dhimbja e ndërpret plotësisht këtë sinkronizim ndërpersonal në mes të çifteve dhe prekja e sjell atë sërish”.

Pra, mos keni frikë që ta prekni partnerin butësisht kur ai ose ajo është në dhimbje.

Prekja juaj e ‘shërimit’ mund të lehtësojë vuajtjet e partnerit tuaj.

Ju mund ta provoni këtë, nëse jeni në dhimbje. Thjesht kapeni dorën e partnerit tuaj dhe mbajeni për një kohë.

Më shumë gjasë do ta vëreni se të rrahurat e zemrës dhe ritmi i frymëmarrjes po sinkronizohen. Ju ndoshta nuk mund ta ndjeni, por kjo ndodh!

Por jo vetëm të rrahurat e zemrës dhe ritmi i frymëmarrjes por edhe valët e trurit gjithashtu sinkronizohen!

Ju madje mund ta dyfishoni efektin duke ndjerë më shumë eupati për partnerin tuaj, që është sëmurë.

Sa më shumë që të jeni të sinkronizuar, aq më shumë kjo funksionon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat