Teknikat më të mira për joshjen e mashkullit

Life style

Teknikat më të mira për joshjen e mashkullit

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 20:02
Foto ilustrim

Joshja është shkathtësi serioze e komunikimit midis mashkullit dhe femrës. Nga darka e shtrenjtë e deri te një buzëqeshje, ja si ta pushtoni personin që ju pëlqen.

VËSHTRIMI EMOCIONUES – Kur të bisedoni me personin që ju pëlqen mundohuni ta mbani më gjatë shikimin, madje edhe kur nuk flisni. Shikimi i tillë nxit emocionet dhe substancat e njëjta nëpër vena kur dashurohemi.

ELEGANCA – Jini gjithmonë elegante, plot sharm dhe stil. Le t’i lë veshja përshtypje. Madje edhe kur nuk dilni diku kur ekziston kodi i veshjes, mundohuni të dukeni sikur kujdeseni për veten. Meshkujt pëlqejnë kur një femër është elegante. Nuk është gjithçka te fustanet e shkurtë.

LE T’I NDJEJË FLUTURAT NË BARK – Kuptojeni se çfarë e eksiton personin me të cilin dilni. Kuptojeni çfarë i pëlqen dhe cilat vende me dëshirë i viziton. Një film horror në kinema është mundësi e mirë t’i ofroheni njëri-tjetrit.

VEPRIMI DHE REAKSIONI – Përcillni reaksionet e tij dhe silluni në hap me to. Duhet të jeni njëjtë edhe me disponimin.

BUZËQESHJA – Mundohuni t’i buzëqeshni, e nëse jeni në shoqëri, jini e para t’ia bëni me dije se shakaja kishte sukses. Në këtë mënyrë meshkujt mundohen të krijojnë një lidhje me juve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat