Metoda natyrale që të zbehni shenjat brenda pak ditëve

Life style

Metoda natyrale që të zbehni shenjat brenda pak ditëve

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 20:11
Foto ilustrim

Shpesh herë na ndodh që për shkak të ngutisë ose mungesës së vëmendjes të përplasemi me gjësende si tavolina, e mobilje të ndryshme në shtëpi.

Ndodh që momentin e parë të mos i kushtoni rëndësi, por pasi keni parë shenjat ngjyrë vjollce keni pyetur vetën se “Çfarë ka ndodhur?”.

Këto shenja njihen ndryshe si hematoma, të cilat shfaqen pas lëndimit të vogël të enëve të gjakut që gjenden nën lëkurë.

Nëse këto kapilare janë të dëmtuara, një sasi e vogël gjaku rrjedh dhe krijohet njolla blu mavi, e zezë apo ngjyrë vjollcë.

Ne ju sjellim disa metoda natyrale për t’i trajtuar këto shenja në kushte shtëpie.

Vendosni mish mbi shenjë

Me siguri mund t’ju duket qesharake, por ky truk i vjetër funksionon gjithmonë. Mishi i gjallë ul mavijosjen e lëkurës dhe redukton gradualisht hematomën. Nëse nuk e besoni, nuk ju kushton asgjë ta provoni.

Akulli 

Akulli është zgjidhja më e shpejtë në rast lëndimesh apo hematomash, megjithatë duhet të keni kujdes kur e përdorni pasi nuk duhet vendosur kurrsesi drejtpërdrejt në lëkurë. Për shembull nëse aplikohet mbi një plage të hapur, mund të ketë efekt të kundërt për sa i përket ndërprerjes së hemorragjisë. Këshillohet që të mbështillni kubat e akullit me një napë para se t’i përdorni mbi lëkurë.

Lëng limoni dhe kripë e jonizuar 

Lëngu i limoni t ka në përmbajtjen e tij acid citrik i cili eliminon njollat e ndryshme nga lëkura, përfshirë këtu edhe shenjat kafe si pasojë e ekspozimit të tepruar në diell. I kombinuar me kripën e jonizuar, efekti i tij është akoma edhe më gjithëpërfshirës. Shtypni një limon dhe lëngun e tij bashkojeni me dy lugë çaji kripë, masazhoni zonën ku keni hematoma dhe lëreni të veprojë për 30 minuta.

Uthull molle

Uthulla e mollës është një nga ata produkte çudibërës që  gjen përdorim pothuaj kudo, si për shembull në trajtimin e rënies së flokëve, zverdhjes së thonjve, pastrimit të shtëpisë etj. Megjithatë ju mund ta përdorni edhe për të trajtuar njollat e hematomave në trup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat