‘Jam 28 vjeç por kur dal para femrave...’ I riu shqiptar tregon hallin që po e lë pa martuar

Life style

‘Jam 28 vjeç por kur dal para femrave...’ I riu shqiptar tregon hallin që po e lë pa martuar

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 06:03
Foto ilustrim

Përgjithësisht jemi mësuar të shohim djem që nuk lënë vajzë pa ngacmuar, por rasti i një djali 28-vjeçar nga Tirana, bën përjashtim.

Në një mesazh dërguar në redaksinë e JOQ Albania, i riu tregon se në takimet që ka me vajzat që provon ti njohë, skuqet dhe takimet dështojnë.

Sipas tij kjo vjen edhe sepse nuk ka pasur shumë eksperienca me femrat, por duket se ky i është kthyer në një problem madhor, sepse nuk po gjen dot një vajzë.

Ai tregon se ka pasur raste kur vajzat e kanë ngacmuar dhe ai nuk i është kundërpërgjigjur me ngacmim, çka rëndom jemi mësuar ta shohim.

Mesazhi i plotë i djalit:

Jam një djalë 28 vjeç dhe jetoj në Tiranë. Në këtë moshë që jam mendoj çdo ditë për të ardhmen dmth për të krijuar një familje, pra për të gjetur partneren time. Problemi im është që nuk kam pasur shumë eksperienca me femra dhe skuqem shumë në takim të parë, por përveç skuqjes me bllokohet truri dhe bën të ndihem si një person idiot që në të vërtet jam shumë i komunikueshëm dhe shumë i shoqërueshëm. Nuk e di pse e kam kaq shumë problem skuqjen  kur bëhet fjalë për një lidhje sepse nuk skuqem nëse jam me një shoqe ose edhe sikur të jem i vetëm në shoqërinë e shume femrave madje ndihem më mirë. Falë këtij fenomeni nuk arrij të ndaloj dot asnjë femër në rrugë. Madje ka pas raste që femrat më kanë dhënë shkak që ti ndaloj, por se kam bërë.

Të afërmit e mi duan që unë të krijoj familje dmth me shkuesi, por kjo gjë nuk më pëlqen sepse dua ta gjej vet, por nuk po ja arrij dot. Mendoj shumë dhe nga ana e materializmit dhe mendoj që një mashkull  përveç përkushtimit, dashurisë, besimin etj etj. Duhet gjithashtu ti plotësoj të mirat materiale një femre që një lidhje të jetë e suksesshme (pasi jetojmë në një sistem  materialist).  Vetëm shtëpinë mund ti plotësoj deri më tani dmth kam shtëpi private timen. Por nga ana arsimore kam dështuar. Kam ndjekur tre vjet shkollën e lartë,  por nuk jam diplomuar (nuk dua të justifikohem, por kam dështuar falë sistemit të korruptuar të arsimit) dhe për momentin i jam përkushtuar një kursi profesional, por i papunë. Për momentin jam bllokuar në një gjendje melankolie që më duket sikur s’do arrij të dal dot kurrë dhe shpesh e mendoj të ardhmen ndoshta dhe beqar. Më pak fjalë ndoshta problemi im është që mendoj shumë në detaje, përveç skuqjes ndoshta problemi im më i madh është frika ndaj dështimit. Dua një mendim nga fansat e faqes tuaj se si të dal nga kjo gjendje që jam futur dhe se si të arrij të mund të ketë fenomen të skuqjes?"

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat