Si ta përdorni në mënyrën më të mirë pudrën e lëngshme

Life style

Si ta përdorni në mënyrën më të mirë pudrën e lëngshme

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 08:21
Foto ilustrim

Grimuesit i janë përgjigjur pyetjes si duhet ta përdorni drejt pudrën e lëngshme. Përgjigjja është kjo…

Rregulli i parë – Para se ta përdorni, lajeni fytyrën mirë. Madje edhe papastërtia më e vogël nuk mund ta bëjë bazën e duhur.

Rregulli i dytë – Vendosni si do ta përdorni pudrën – me dorë, me ndihmën e sfungjerit apo brushës. Produkti nuk qitet direkt në fytyrë, por në dorë, me të cilën merren sasi të vogla dhe qiten në fytyrë.

Nëse keni vendosur:

a) Qitja me dorë: Me maja të gishtave ngroheni pak bazën, qiteni në fytyrë duke filluar nga mjekra drejt nofullave dhe pastaj vazhdoni në drejtim të hundës dhe ballit. Pasi ta përfundoni qitjen e pudrës, mëshoni lehtë me gishta lëkurës në mënyrë që të forconi qarkullimin e gjakut dhe të arrini shkëlqim të trëndafiltë.

b) Qitja me sfungjer: Më parë qitni sasi të vogël baze në shuplakë dore dhe pastaj në sfungjer. Sfungjerin mbështeteni në lëkurë dhe qiteni në të njëjtën mënyrë sikur me dorë – nga mjekra në drejtim të nofullave, hundës dhe ballit, mirëpo nëse dëshironi të krijoni efekt më transparent, njomeni sfungjerin në ujë para qitjes së bazës.

c) Qitja me brushën e grimit: Me brushë të rrumbullakët bëni masazh të lehtë bazës duke filluar nga mjekra, mollëzat e faqeve dhe deri te hunda dhe balli.

Rregulli i tretë – Dhe, për arritje të dukjes natyrale është e nevojshme të zgjidhni nuancën e vërtetë të bazës. Gjithmonë zgjidhni dritën e ditës!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat