10 thënie që jua rikujtojnë rëndësinë e guximit, pozitivitetit dhe vendosmërisë

Life style

10 thënie që jua rikujtojnë rëndësinë e guximit, pozitivitetit dhe vendosmërisë

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 18:49
Ilustrim

Shpeshherë thëniet inspiruese na ndihmojnë ta rikujtojmë forcën që e kemi harruar dhe na motivojnë ta vazhdojmë rrugën drejt realizimit të qëllimeve që i kemi.

Më poshtë ju sjellim disa thënie nga njerëz të mëdhenj që jua rikujtojnë këtë forcë, por edhe rëndësinë e guximit, vendosmërisë dhe pozitivitetit:

1: “Shumica e dështimeve në jetë janë njerëzit që nuk e kishin kuptuar sa afër suksesit kanë qenë kur kanë hequr dorë”  — Thomas Edison

2: “Suksesi është të marrësh atë çfarë dëshiron. Lumturia është ta dëshirosh atë çfarë e merr” — Ingrid Bergman

3: “A dëshiron që vërtet ta shikosh jetën pas dhe ta shohësh sa e mrekullueshme ka mundur të jetë po të mos kishe pasur frikë ta jetoje?” — Caroline Myss

4: “Ndaloni së ndjekuri paranë dhe filloni ta ndiqni pasionin” — Tony Hsieh

5: “Nuk ka të bëjë se a nokautoheni. Ka të bëjë me atë se a ngriheni prapë”— Vince Lombardi

6: “Çdo gjë që e keni dashur gjithmonë është në anën tjetër të frikës” — George Addair

7: “Ka vetëm një gjë që e bën një ëndërr të pamundur për t’u arritur: frika se dështoni” — Paulo Coelho

8: “Për çdo minutë që jeni të zemëruar, ju i humbni 60 sekonda lumturi” — Ralph Waldo

9: “Mundimi në të cilin po kaloni sot është duke jua zhvilluar forcën që ju nevojitet për nesër” — Robert Tew

10: “Pesimisti sheh vështirësi në çdo mundësi. Optimisti sheh mundësi në çdo vështirësi” — Winston Churchill. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat