Arsyet përse nuk e keni gjetur ende dashurinë

Life style

Arsyet përse nuk e keni gjetur ende dashurinë

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 00:45
Rachel dhe Ross

Të ndikuar nga një film romantik apo roman dashurie, pa kuptuar keni ndërtuar një projeksion të gënjeshtërt rreth marrëdhënieve në çift dhe kërkoni me patjetër që ta bëni realitet.

Njësoj siç ndodhi me iluzionet e Bridget Jones- it. Nuk ka një marrëdhënie ideale ose perfekte. Më saktë problemet dhe joperfeksioni është perfeksioni vetë!

Nuk keni respekt për veten

Një ligj fare i thjeshtë i dashurisë thotë se dikush që nuk respekton veten s’mund të respektojë e dojë të tjerët. Për shembull Kate Winslet në filmin “The Holiday” dashuronte dikë që ia përdorte ndjenjat, besnikërinë dhe talentin.

Gjithçka ndryshoi kur ajo vendosi të hiqte dorë ndaj kjo lloj varësie. Ndryshoi rrethin shoqëror, gjeti interesa të reja dhe dashurinë e vërtetë.

Dhunoni hapësirën private të tjetrit

Kurrsesi agresioni dhe manipulimi nuk mund t’i bëjnë mirë një marrëdhënieje. Askush nuk dëshiron të ndihet i mbytur e aq më tepër i detyruar të ndryshojë.

Në filmin “Gone Girl”, Rosamund Pike dëshironte aq shumë ta dënonte burrin për tradhtinë e bërë, sa e shndërroi atë në kukullën e saj.

Nuk falni

Gjithkush bën gabime, edhe ju vetë. Ndaj të dashurosh do të thotë të dish të falësh. Merrni pak rastin e Rachel- it dhe Ross- it në “Friend”. Ai e tradhtoi, ajo nuk e fali dot, ata u ndanë dhe vetëm pas 10 vitesh u kthyen bashkë.

S’jeni gati për një lidhje

Jemi mësuar ta konsiderojmë dashurinë si kulmin e lumturisë dhe gëzimit. Po ndoshta për disa njerëz është më mirë që të kalojnë të tjera aventura në jetë para se të krijojnë një marrëdhënie.

Kjo është edhe ideja e filmit “Wild”, një biografi e Cheryl Strayed- it. Një vajzë eci e vetme 1,800 km si një mënyrë kjo për të marrë veten nga divorci dhe humbja e nënës. Pasi gjete paqen me veten, vajza përfundoi duke u martuar në po të njëjtin vend ku përfundoi rruga e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat