Njerëzit që shajnë dhe përdorin fjalë të ndyta, kanë fjalor më të pasur

Life style

Njerëzit që shajnë dhe përdorin fjalë të ndyta, kanë fjalor më të pasur

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 16:07
Ilustrim

Të gjithë ata që përdorin fjalë të ndyta gjatë bisedës, kanë fjalor më të gjerë dhe më të pasur, në krahasim me të tjerët, që janë më të kujdesshëm teksa flasin.

Studimi i publikuar në zhurnalin e Shkencës së Gjuhës, tregon se ata me fjalë të ndyta, nuk janë dembel apo të paedukuar.

Për dallim, ata që flasin fjalë të ndaluara po tabu, janë më të artikuluar në fusha tjera.

Në një eksperiment, pjesëmarrësve i është kërkuar të thonë për 60 sekonda, aq fjalë të ndyta që iu bien në mend.

Pas kësaj, atyre u është kërkuar të thonë kafshë, për të njëjtën kohë.

Të njëjtit që kanë thënë më shumë fjalë të ndyta, kanë qenë më të mirë në njohjen e kafshëve.

Sipas hulumtimit, njerëzit që shajnë nuk janë të paedukuar, por dinë të thonë më shumë fjalë dhe të ilustrojnë më mirë tregimin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat