Këto janë sëmundjet që mund t’i kuroni përmes marrëdhënieve seksuale

Life style

Këto janë sëmundjet që mund t’i kuroni përmes marrëdhënieve seksuale

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 16:37
Ilustrim

Përshtypja e parë kur bëhet fjalë për marrëdhënie seksuale për shumicën prej nesh konsiston në kënaqësi. Mirëpo, sipas ekspertëve të shëndetit, akti intim ndikon gjithashtu edhe tek disa sëmundje të caktuara shëndetësore.

Shkencëtarët në Universitetin e Bristolit për dhjetë vite kanë studiuar ndikimin e seksit në shëndetin e njeriut. Gjatë këtij studimi arritën në disa rezultate interesante. Më poshtë mund t’i gjeni disa prej tyre:

-Rreziku i vdekjes është mbi 50% më i ulët për njerëzit që të paktën një herë në shtatë ditë përjetojnë të paktën dy orgazma.

-Seksi i rregullt (të paktën një herë në shtatë ditë), zvogëlon rrezikun e goditjes në tru,si dhe parandalon zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

-Çiftet që kryejnë marrëdhënie seksuale të paktën katër herë në shtatë ditë kanë lëkurë më të re dhe më të shëndetshme dhe duken gati pesë vjet më të rinj.

-Gjatë seksit aktivizohet somatotropina, hormoni i rritjes për ndërtimin e indeve përgjatë gjumit, që shkatërron radikalet e lira, të cilat janë shkaktare të sëmundjeve të ndryshme kanceroze.

-Seksi i rregullt redukton rrezikun e kancerit të prostatës, meqenëse gjatë ejakulimit reduktohen qelizat kanceroze në prostatë tek mashkulli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat